osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Apel për ndihëm/ Dikush duhet të shpëtoj dhe ndihmojë kafshët e gjora që po torturohen në Kopshtin e ri Zoologjik

Apel për ndihëm/ Dikush duhet të shpëtoj dhe ndihmojë kafshët e gjora që po torturohen në Kopshtin e ri Zoologjik

Në kushte të mjerueshme shfaqen kafshët në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, kur fjala përkujdesje është shumë larg realitetit ku ato po jetojnë.

Kova të ndryshkura me ujë, mish i kalbur që qëndron për orë të tëra në diell bashkë me kafshët që refuzojnë ta hanë! A e dini pse refuzojnë?! Sepse janë të zënë duke menduar se ku të fusin kokën për t’i shpëtuar të nxehtit të padurueshëm në orët e gjata të ditës, ku temperaturat i tejkalojnë +37 gradë.

Mjafton një xhiro në kopshtin e ri zoologjik, që më shumë të ngjason në një fermë e madhe, që kushtoi jo pak por 7 milion euro nga paratë publike, për të kuptuar se kafshët që banojnë aty po torturohen dhe cfiliten deri në frymën e fundit.

Nesër nuk keni pse habitemi pse ngordhi tigri, edhe pse ja “vunë dhëmbët në gojë”, është e frikshme kur sheh kafshën e gjorë tek përpiqet ti shpëtoi diellit pas një konstruksioni të shkurtër betoni! Si për ironi edhe tigri pati fatin e qytetarëve të Tiranës, që piqen në diell dhe përpiqen të kapin ndonjë hije, atje ku sharra pret pemë e lopata ngre kulla gjigande betoni.

Tigri pati fatin tonë, se punët e Tiranës bëhen me prapanicë, ai është mentaliteti… ku Erion Veliaj gjeti shesh dhe e bëri përshesh.

Por ç’faj ka kafsha e gjorë e cila veç të hungërij nga drobitja, në protestë nuk del dot kundër këtyre mostrave, që robërinë e quajnë argëtim.

Jo pak 7 milion euro për një stan, ku kafshët e egra lihen në diell gjithë ditën pasi askush s’ka menduar për ta, ndërsa të tjerat nga papërgjegjshmëria lihen jashtë edhe pse kanë një strehë ku të fusin kokën.

Më me fat është ujku, i vetmi që gëzon hijen e një peme, ndërsa dhelprën bisht kuqe e kanë “dënuar për pabesi” të qëndroj brenda një tubi plastike jo më shumë se 2 metra i gjatë.

Vetëm me një kalim të syrit e kupton se gjendja e kafshëve është e rënduar, ende pa plotësuar 2 javë në kopshtin e çudirave ku papagalli bashkëjeton me shqiponjën dhe tigrat nuk kanë dhëmbë.

Brenda një kafazi qëndrojnë 4 skifterë, njëri prej të cilëve i një lloji të ndryshëm dhe ky rrethim sipas shkencëtarëve që ideuan kopshtin, e menduan të ishte sa gjysma e rrethimit të 2 papagajve të vegjël.

Rrethimi nga kafshët e egra është shumë i dobët dhe i pasigurtë, ku vende vende shihen tela të shkëlyer apo të paplotësuara, ku fuqia shtytëse e një ujku, tigri apo luani mund t’i dëmtojë menjëherë. Rrethimi i dhelprës gjithashtu, i kapur me vida në dru.

Asnjë kufizim nuk ka rrethimi i ujkut për vizitorët, ku fëmijët që priten të jenë vizitorët më të mëdhenj të kopshtit, nga pakujdesia mund të rrezikojnë shumë, pasi krahët e tyre të vegjël mund të depërtojnë lehtësisht hapësirën e madhe të rrjetës.

Në kopësht nuk ka hije dhe gjendja e kafshëve dhe shpendëve ishte depresive! Asnjë shkurre, asnjë pemë, asnjë vaskë higjenike me ujë, vetëm kova boje dhe të ndryshkura që mbanin ujë të ndenjur burim sëmundjesh.

Nëse prej nxitimit për të grabitur 7 milion euro, kanë nxjerr kafshët për t’i torturuar kështu, dikush duhet t’i mbyll një herë e mirë këta mostra që robërinë dhe torturën duan të na e shesin për argëtim./Ekskluzive.al

Mëposhtë foto nga torturat që i bëhen kafshëve të Kopshtit Zoologjik prej atyre që duhet të kujdesen më së pari