osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Antiligjorëve po u vjen fundi!

Antiligjorëve po u vjen fundi!

Nga Artur Ajazi

Një histeri e padëgjuar, një kundërshti e pazakontë, një grup emrash të pak të njohur dhe të panjohur, madje duke patur në krah edhe kryetarin aktual të shtetit, janë ngritur kundër institucioneve, kundër ligjit, kundër vendimeve kolegjiale të një apo disa strukturave shtetërore. Një histeri kolektive, e stimuluar dhe dirigjuar fatkeqësisht nga ish-pushtetarë “me kordele” dhe sot milionerë, e drejtuar nga ish-aktorë dhe aktorë të dështuar, që gjithë jetën e kanë shtyrë tek kafja e teatrit, një marrëzi njerëzore, e cila ka një prapavijë të hapur dhe të pastër politike.

Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën. Të zbatosh ligjin, sot është detyrim për cilindo, duke nisur nga kryetari shtetit (që aludon të tjera gjëra) dhe duke vazhduar pastaj me këdo tjetër, deri tek polici që ruan dhe zbaton ligjin.

Sikur Edi Rama, të mos kishte këmbëngulur për gjithçka ka arritur deri sot qeverisja e tij, nuk do të kishim as qytete të transformuara, as fshatra të ndryshuara totalisht, as superstrada të përfunduara, as parqe dhe lulishte të reja, madje dhe as këtë situatë inkurajuese pas karantinës tre mujore e cila ka dhënë rezultate pozitive, për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Dhe kjo falë zbatimit me korrektësi e ligjit, dhe asgjë tjetër.

Ata që sot kanë dalë kundër progresit, kundër një investimi që do ti ndryshojë totalisht fytyrën godinës ku aktrohet, janë jo vetëm pakica, janë jo vetëm një grup personash “mbrapa liste” por ata janë grupimi legal i antiligjorëve. Ata janë ngritur, dhe po ngrihen edhe sot, si gjithmonë kundër zbatimit të ligjit, ata ngrihen me komandë gjithmonë kundër gjithçkaje të re, që nis dhe merr rrugë për të ardhmen e qyteteve dhe qytetarëve. Ata ngrihen gjithmonë kundër çdo vendimi nga këshillat bashkiake, kundër çdo VKM-je, kundër çdo investimi, që shemb të vjetrën e rrënuar dhe ngre të bukurën, komoden, funksionalen, bashkohoren.

Ata janë antiligjorët, janë kërcënuesit, paralajmëruesit, dhunuesit e ligjit, ata janë ushtarët dhe bajraktarët e fundit, të një Shqipërie që po ndryshon dhe po bëhet gati për tu anëtarësuar denjësisht në BE. Ata duan ta pengojnë me çdo çmim, dhe çdo kusht progresin sepse duan pushtetin, ata duan me çdo mjet të ringjallin kaosin dhe duan viktima edhe në teatër, sepse çdo fjalë dhe fjali e tyre lidhet vetëm me dhunën. Ata janë antiligjorët e fundit, që do të na kujtojnë gjithmonë të keqen, të ligun, mesjetarin, të pagdhendurin….

Share on Facebook