Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës anti-shpifje. Rama thotë se projekti i cili do të hyjë nesër në Kuvend për miratim, është një punë e përbashkët me OSBE, si dhe është dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës.
Kryeministri shpreh keqardhje për ata që siç thotë ai, lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë dhe çirren për diktat imagjinar mbi mediat.
“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.al/News/Index/9800. Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Anti shpifje”, shkruan Rama.
Menjëherë pas tij, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Desir, shkroi në rrjetet sociale se “kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar draft-ligjet mbi mediat, për t’i sjellë ato në vijën e standarteve ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”