osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Anomalitë: Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

Anomalitë: Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

Nga Bledi Lumani

Të dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ta rrëzojnë nga pushteti. I pari, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend. I dyti, si… president i Republikës!

Por, ndërsa i pari shfaqet si një politikan normal, i dyti, në mënyrë paradakosale, edhe pse është president, ka ditë që del e ulëret nëpër televizione, ndërsen zëdhënësin e vet kundër mediave e gazetarëve, kërcënon se do shkojë në Parlament, e plot marrëzira të tilla.

Sjellja e të dyve duket një anomali e pashpjegueshme.

Normalisht, pas votimit të fundit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ai që do të duhej të sillej agresiv, të paktën në dukje, ashtu si dhe kanë kërkuar aleatët e vet, është Lulzim Basha, pasi me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, do të jetë e vështirë ta mundin Edi Ramën.

Por, me përjashtim të një deklarate të “butë”, Lulzim Basha nuk është marrë më me këtë çështje dhe ka vijuar takimet e tij për fushatën zgjedhore, duke e anashkaluar atë që ka ndodhur në Kuvend dhe duke u sjellë si kryeministër i ardhshëm, që ka zgjidhjen për çdo problem të vendit.

Krejt e kundërta ka ndodhur më Ilir Metën, që ka kohë që e ka humbur “qetësinë dhe dashurinë”, dhe tani frymëzohet nga Avni Rustemi e Vojo Kushi. Protagonizmi i tij i paprecedentë politik për një president, që del e sillet si një kamikaz politik, sipas kundërshtarëve të tij, shpjegohet me frikën nga reforma në drejtësi.

Edi Rama madje e thelloi këtë aludim, duke folur për takime të Metës, me personazhe të botës së krimit, që po “goditen” nga OFL-ja. Argument që në fakt qendron, pasi Ilir Meta është shfaqur publikisht si kundërshtar i reformës në drejtësi, me pretendimin se ajo po përdoret nga mazhoranca, për kapjen e sistemit të drejtësisë, me qëllim goditjen e kundërshtarëve, një prej të cilëve mund të pikërisht ai, Ilir Meta.

Por, kjo “çmëndja” e tij e fundit, vështirë të shpjegohet vetëm me frikën. Ka diçka më shumë. Ilir Meta e sheh që LSI është në momentin e saj më të vështirë, pasi e mbetur pa pushtet dhe pa vende pune, nuk ka më çfarë t’iu ofrojë votuesve të saj.

Ata që kaluan tek LSI-ja nga PS apo PD për një vend pune, tashmë janë rikthyer në “bazë” dhe sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE: Foto-Rama poston shënimin e tij të publikuar në median e huaj/Qytetarët e “masakrojnë”, detaji që i nervozoi
Për më tepër, me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, LSI e humbet ndjeshëm fuqinë e saj, pasi nuk do të ketë mundësinë që të marrë votat e mbetura nga partitë e tjera të koalicionit, si partia e dytë më e madhe e koalicionit, siç ndodhi me PS-në në 2013, që solli një rritje të ndjeshme të numrit të deputetëve të kësaj partie. Me një parti drejt shuarjes dhe me mandatin e presidentit që i përfundon shumë shpejt, Ilir Meta do të ishte një politikan pa asnjë peshë.

Ndaj ai është duke luftuar fuqishëm, që kur t’i përfundojë mandati i presidentit, të mos jetë thjesht një ish-president në pension, por një faktor ende i rëndësishëm politik, jo vetëm për të marrë përfitimet e përhershme, por edhe për të pasur imunitet nga ajo që i trembet më shumë, ndëshkimit nga reforma në drejtësi.

Është duke luftuar për mbijetesën e tij, ndaj është “çmendur”, ndryshe nga Lulzim Basha, që shfaqet kaq i qetë, pasi edhe nëse i humbet zgjedhjet e prillit, të paktën nuk ka kush e zbon nga PD-ja.