osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Anita Take: “Vajza me trëndafil” himni i këngëve shqiptare

Anita Take: “Vajza me trëndafil” himni i këngëve shqiptare

Anita Take, zëri i rrallë që përcolli recitalin e parë shqiptar sipas eksperiencës së këngëtares greke, Marinela

E kam takuar për herë të parë para tre vjetësh në një promovim libri të një poeti pogradecar në qytetin e bukur të Pogradecit. E thjeshtë, e dashur, e sinqertë, korrekte, këto ishin impresionet e mia për këngëtaren e mirënjohur Anita Take. Jeta e saj sipas rrëfimit ka qenë shumë interesante. Emërimi i parë si soliste përkon në Filarmoninë e Shtetit. Kushdo që dëgjon emrin e Anita Takes, menjëherë emocionohet.

Zëri i saj i bukur dhe brilant, ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës shqiptare, pasi ajo në çdo dalje që ka bërë në skenë ka ngritur peshë spektatorët të cilët e kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës me duartrokitje frenetike. E qetë, e ëmbël, e sigurt, gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë, kështu e gjen gjithmonë Anitën.

Në çdo bisedë me shoqet e saj, ajo kurrë nuk e ngre zërin, kurrë nuk lëvdohet, kurrë nuk lëndon njeri. Karakteristikat e saj si njeri dhe si këngëtare, merren si shembull tek çdo femër. Anita është një emër i veçantë që është gdhendur në historinë e muzikë shqipe, pasi në gjithë jetën e saj skenike me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella tek dëgjuesit e radios, tek spektatorët e skenës, apo tek teleshikuesit.

Ngjitja në skenë

Ishin vitet e para të çlirimit. Ende pa u shëruar plagët e luftës, edhe kënga po merrte rrugën e saj. Sigurisht në atë kohë këngëtaret ishin të pakta dhe njiheshin me gishtat e njërës dorë. Pikërisht një nga këngëtaret e para shqiptare ishte dhe Anita Take. Ajo u ngjit në skenë pikërisht në vitin 1949, duke lënë gjurmë që në daljen e saj të parë.

Zëri i saj melodioz, thjeshtësia në skenë, dëshira për të përcjellë art të mirëfilltë e bënë atë që në këtë dalje një këngëtare të dashur që për çdo ditë spektatorët e donin shumë e më shumë. Duhet theksuar se ajo u lind në një familje që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj muzikës. Ndaj ajo me daljen e saj në publik, i dha një atmosferë tjetër familjes së saj duke i bërë më të ndjeshëm ndaj muzikës, dhe ndaj artit.

Anita dhe Agim Prodani

Jo vetëm që u ngjit në skenë që në moshë të re, por ajo njëkohësisht pati një tjetër fat. Njeriu i saj i jetës do të bëhej një ndër kompozitorët shqiptarë më të shquar të të gjitha kohërave, themeluesi i muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Dhe kjo lidhje nuk ndodhi rastësisht. Agimi pa tek ajo një këngëtare me të ardhme, ndërsa Anita tek Agimi, pa njeriun e sigurt, kompozitorin e aftë, intelektualin e sinqertë që mund të çante çdo dallgë të jetës.

Netëve të vona kur mbaronin nga puna në Estradë, Agimi e shoqëronte për në shtëpi. Kjo zgjati disa muaj, ku kështu lindi një dashuri e sinqertë që vetëm dy artistë si ata dinë ta vlerësojnë dhe ta respektonin. Dhe lidhja e tyre e sinqertë i dha shumë shpejt frytet.

Me ndihmën e tij dhe me talentin e saj Anita brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër u bë këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Ata i gjeje të dy kudo, në punë, në skenë, në pazar, në vizita miqësore. Një çift ideal dhe një marrëdhënie e rrallë në çift. Të dy bashkë ata u bënë protagonistët e muzikës së lehtë shqiptare duke thyer shumë tabu të kohës dhe duke dhënë shembullin e tyre në drejtim të artit, por dhe të marrëdhënieve në çift.

Estrada e Tiranës

Estrada e Tiranës u hap si një zhanër i ri i humorit dhe këngës. Ishte një eksperiment që i dha shumë shpejt frytet e veta. Në këtë tempull të artit shqiptar, ku kanë dalë sa e sa aktorë të humorit dhe këngëtarë të muzikës së lehtë Anita formoi personalitetin e saj si këngëtare. Në regjimin komunist Estrada e Tiranës, ishte ndër Institucionet më të realizuara të artit shqiptar. Aty ajo mësoi se çfarë është disiplina në punë.

Rregullat e një koncerti, marrëdhëniet epror vartës, përmirësimi i zërit, sakrifica, mposhtja e vështirësive. Natën e parë të shfaqjes së parë, i ndodhi diçka shumë e hidhur. Nëna i kaloi një paralizë. Por në punë duhej të shkonte. Ashtu mes lotëve u paraqit në punë. Dhimbja ishte e madhe për një vajzë të re si ajo. Në korridor hasi me drejtorin Gaqo Avrazi. Njeriu më i nderuar. Ai e pa me lot në sy dhe me tualetin e lehtë të shpërndarë.

E pyeti përse qante dhe Anita mes lotëve tregoi sikletin. Ai i dha leje duke i thënë “shko afër nënës, se ne kemi dhe këngëtarë të tjerë”.Ajo e mban mend si asnjëherë këtë ditë për shumë arsye ku veçon se kishte nënë sëmurë por dhe se mbetet hera e parë që ajo nuk shkonte në punë.

Për 40 vjet rresht ajo s’ka munguar më kurrë nga ky Institucion. Pra 40 vjet mes skenës një rast i rrallë që në botë pak kush mund ta ketë.

E respektonte maksimum punën dhe ky respekt ja shpërbleu dhe asaj. Ajo gjatë kësaj kohe për 40 vjet i ka kënduar lirikave të dashurisë por në shumë koncerte duhej të këndonte dhe këngë popullore qytetare. Duke pasur në krah Agimin ajo se ka ndjerë kurrë mungesën e këngëve të reja, duke e rritur për çdo ditë repertorin e saj të mrekullueshëm.

Fondi i Radio -Tiranës

Ky fond për të mbetet fondi i artë. Vetëm ky Institucion i kishte të regjistruara pjesën më të madhe të repertorit të saj. Edhe sot e kësaj ditë radio Tirana herë pas here vendos këngë nga repertori i saj. Por ajo megjithatë ndjehet e paplotësuar për vetë faktin se këngët e aj nuk ka mundur ti bëjë albume. Në gjithë karrierën e saj ajo ka bërë vetëm një CD me 20 këngë, të cilat janë nga perlat e krijimtarisë virtuoze të Agim Prodanit.

Dhe ajo jo më kot zgjodhi këngët e bashkëshortit për këtë CD. Kryesorja është se me këto këngë brilante ajo çonte në fund një dëshirë të tij, por nga ana tjetër plotësonte dëshirat e mijëra fansave të saj që këto këngë i quajnë si margaritarë në gjerdanin e margaritarëve të krijimtarisë së Agimit dhe të të kënduarit të Anita Takes. Shumica e këngëve të CD janë lirika të dashurisë,por dhe këngë popullore qytetare.

Marinela dhe koncerti recital

Ishin vitet e fundit të monizmit. Në Shqipëri kishte ardhur me një koncert recital këngëtarja e mirënjohur greke Marinela. Kënga e saj la shumë gjurmë tek populli shqiptar. Me këtë koncert indirekt ju dha hapësirë lirisë së këngës. Kënga mori hov të madh. U harruan dënimet e Festivalit të 11-të.

Hapësirat morën përmasa të pabesueshme. Ne u impresionuam shumë nga kjo këngëtare. Ishte një shembull për të gjitha këngëtaret. Kënga ka tjetër mision, ajo del mbi ideologjitë dhe mëritë. Ajo i bashkon njerëzit. Anita u befasua nga ajo këngëtare. Biseduan me Agimin për një koncert recital. Diskutimi zgjati 6 muaj. Ranë në ujdi të bënin një koncert recital. Anita sapo kish mbushur 50 vjeç dhe ishte në pension. Punuan ditë e natë për këtë recital.

Një punë titanike. Nuk ishte e paktë të sillje një risi në muzikën shqiptare. Bëhej fjalë për recitalin e parë në Shqipëri. Pas shumë pune koncerti recital u bë gati. Ishte i pari recital në Shqipëri. Të gjitha shfaqjet u bënë me ftesa. Salla ishte e tejmbushur.

Duartrokitje të tilla si kishte dëgjuar kurrë në jetë. Kjo risi në muzikën shqiptare u mirëprit. Në vendin tonë në drejtim të muzikës po frynte një erë e re. U rikthyen dhe njëherë këngët intime të dashurisë. Recitali u dha plot 86 herë vetëm në Tiranë. Shqipëria po hynte në rrugën evropiane të muzikës. Akulli u thye. Marinela kishte dhënë një leksion që bota shqiptare e muzikës e përqafoi./Naishtedikur