Anglia ka siguruar sot një fitore të pastër 0-2 në “Air Albania” përballë kuqezinjve.
Dhe për këtë rezultat, juristi Kreshnik Spahiu ‘fajson’ kreun e PD, Lulzim Basha. Ai shkruan se kryedemokrati parashikoi ndeshjen.
Anglia kapitullon kuqezinjtë e Rejas, shpërthen Kreshnik Spahiu: Tersi
Në pjesën e parë vendosi një gol i kapitenit Harry Kane ndërsa në të dytën ishte Mound që dyshojë shifrat.
Në dy momente ishim dhe më fat teksa anglezët goditën traversën me Kane dhe shtyllën pingule me Foden. Historia e këtij takimi mbase mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Myrto Uzuni nuk do të shpërdoronte atë rast të pastër në minutën e 13-të. Pas këtij suksesi, Anglia merr e vetme kreun e grupit me gjashtë pikë të plota ndërsa Shqipëria të mërkurën luan sfidën e radhës atë kundër San Marinos në transfertë.