osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Anëtari i KQZ, Arens Çela: Ja si do të bëhet ndarja e mandateve! Do të ketë 3 rirenditje për kandidatët Shanset që kanë emrat poshtë vijës së kuqe

Anëtari i KQZ, Arens Çela: Ja si do të bëhet ndarja e mandateve! Do të ketë 3 rirenditje për kandidatët Shanset që kanë emrat poshtë vijës së kuqe

Anëtar i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arens Çela ka folur me detaje sa u takon rrugëve që do të ndjekë KQZ për ndarjen e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, implementimi i teknologjisë në zgjedhje, formati se si do të jenë fletët e votimit dhe debati për ligjin për dekriminalizimin.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çela u shpreh se do të ketë 3 rirenditje për kandidatët për deputetë, ndërsa shtoi se fillimisht do të lexohet vota e subjekteve politike apo koalicioneve. Ndërkohë anëtari i Komisionit Rregullator, zbuloi edhe shanset që kanë emrat poshtë vijës së kuqe për mandat, duke theksuar se një kandidat që merr më shumë vota se ai që është në listë fituese, fiton mandatin e deputetit.

-Zoti Çela, KQZ u ka kthyer partive mbrapsht listat. A kanë të drejtë partitë të ndryshojnë renditjen dhe a ka ndikuar dërgimi i listave në limitet e afatit në mungesën e dokumentacionit?

Po, partitë politike apo subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, pas njoftimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e disa mangësive të konstatuara nga ana e strukturave të posaçme të KQZ, gëzojnë këtë të drejtë, të heqin emra kandidatësh, të vënë emra të rinj apo edhe të ndryshojnë renditjen e kandidatëve në listat e paraqitura në datën 8 mars 2021 deri në datën 16 mars. Nuk mund të them që ka ndikuar pasi është një e drejtë që u është njohur subjekteve politike nga Kodi Zgjedhor.

– Me Kodin e ri ka ndryshuar disi dhe mënyra e votimit, pasi do të votojmë dhe kandidatin. Nga ana teknike si do ndahen mandatet duke qenë se votohet për parti dhe kandidat?

Një ndër risitë e Kodit Zgjedhor është edhe vota parapëlqyese, pra vota për kandidatin apo kandidaten që ti dëshiron, nuk do të jetë më ajo forma klasike që ishim mësuar duke votuar vetëm partinë politike. Ndarja e mandateve do të bëhet duke numëruar në fillim votat për koalicionin apo partitë dhe pas kësaj bëhet ndarja e numrit të mandateve, por jo se kush e merr mandatin direkt pasi numërohen edhe votat për kandidatët bëhet një rirenditje.

-Ka një debat mbi përmbajtjen e fletës së votimit. Në gjykimin tuaj duhet të këtë emrat e kandidatëve apo numra?

Në Komisionin Rregullator ka patur edhe ka ende diskutime për sa u përket të dyja alternativave. Mbetet për të pritur vullnetin politik të palëve dhe për t’u gjetur dakordësia se cila është alternativa më e përshtatshme.

-Në disa lista kemi emra të njohur jashtë asaj që quhet zona e sigurt. Sa të mundur do e kenë këta kandidatë të marrin mandat përmes votave preferenciale?

Më duhet të them që nuk ka zonë të sigurt për asnjë nga kandidatët në listat shumëemërore. Pasi renditja e kandidatëve që do të jenë në fletën e votimit është thjesht formale. Pas numërimit të votave për subjektet politike, del herësi, pra në qoftë se një deputeti pas përllogaritjes i del që mandati i tij vlen 10 mijë vota për të dalë deputet, kandidatët poshtë vijës duhet që të kenë marrë 10 mijë plus 1 votë që të hyjnë në listë. Bëhen 3 rirenditje mund të them, pas numërimit bëhet rirenditja e parë për kandidatët që janë mbi vijën imagjinare të numrit të kandidatëve për deputet.

Pasi është bërë rirenditja mbi listë, bëhet rirenditja e dytë për kandidatët potencialë poshtë vijës që do të mund të thyejnë listën e sipër vijës. Edhe në qoftë se një prej tyre që ndodhen mbi vijën imagjinare ka marrë 7 mijë vota, ndërsa një kandidat poshtë vijës ka marrë 11 mijë vota, ky e thyen listën edhe i merr vendin. Por duke respektuar gjithmonë kuotat gjinore, një deputet burrë nuk mund t’i zërë vendin një deputeteje grua, ndërsa ajo ia zë vendin në qoftë se e thyen listën. Edhe në fund bëhet renditja përfundimtare e listës, pra renditja e tretë.

-Ka një debat mbi atë se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve. Partia Demokratike ka hyrë në koalicion me 12 parti, ndërkohë me LSI ka një marrëveshje bashkëqeverisje. Nëse asnjë nga forcat politike nuk ka 71 mandate, por PS del forcë e parë kush duhet mandatuar për të krijuar qeverinë?

Nuk është në kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo e Komisionit Rregullator mandatimi i një force politike për formimin e qeverisë se re, është çështje Kushtetuese. Ne si Komision Rregullator në KQZ ndër të tjera certifikojmë rezultatin përfundimtar edhe ndajmë mandatet përkatëse për çdo forcë politike.

– Si e shihni implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Do të ndihmojë në shmangien e manipulimeve?

Implementimi i teknologjisë, pra për të qenë më i saktë ai i identifikimit elektronik në të gjithë Shqipërinë është një gjë shumë e mirë që më në fund ndodhi edhe tek ne. Kjo do të ndalë në mënyrë të padiskutuar votimin e një zgjedhësi më shumë sesa një herë, pasi paisja jep një alarm. Kam patur shansin që ta ndjek procesin e identifikimit që u testua në Tiranë edhe identifikon në çast në qoftë se zgjedhësi është në atë qendër votimi apo jo, madje në qoftë se nuk është i tregon qendrën e votimit vetë paisja (PEI).

Ndërsa në rastin e një votuesi që tenton të votojë më shumë sesa një herë paisja jep një sinjal alarmi edhe detyrimisht ai nuk pranohet të votojë përsëri prej komisionit. Për sa i përket votimit elektronik që do të pilotohet në Tiranë është përsëri një risi në dobi të të gjithëve edhe mundësia e manipulimit është zero. Paisja është offline, pra nuk mund t’i futësh të dhëna nga rrjeti, pasi zgjedhësi ka bërë zgjedhjen e tij, printohet nëpërmjet pajisjes një kopje e vullnetit të tij pa emër në një kuti votimi. Paisja pasi është mbyllur votimi, mund të japë rezultatin e saktë në një kohë shumë të shkurtër.

-Ka një debat në procesin e dekriminalizimit. Sipas jush, i prek ligji i dekriminalizimit personat e shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Pasi në nenin 2 flitet për dëbim.

Mund të them që me aspiratat tona për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe emancipimit të shoqërisë tonë, ka ardhur momenti që në Shqipëri të mos të jenë më nëpër lista elementë të inkriminuar, ndërkohë që është vullneti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos i lejuar këta elementë. Kështu që tagri i vendosjes së pranimit apo jo është në kompetencat e Komisionerit Shtetëror.