osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, gjyqtari i dhjetë që shkarkohet përfundimisht, por… a do dënohen apo do jetojnë “të lumtur”!

Anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, gjyqtari i dhjetë që shkarkohet përfundimisht, por… a do dënohen apo do jetojnë “të lumtur”!

KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit) shkarkoi unanimisht nga detyra ish-gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi, duke lënë në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK).

Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vetting-ut me kryesues Sokol Çomon, relatore ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e dha vendimin menjëherë pasi u mbyll në dhomë këshillimi.

Shkëlzen Selimi, i etiketuar ndryshe si gjyqtari gjysëm milionë eurosh, nuk u konfirmua as nga KPK. Ai është i vetmi gjyqtar i lartë që deri më tani është shkarkuar vetëm për një komponent që është papërshtatshmëria e figurës. Ndërkohë që nuk u skanuan gjetje për pasuritë e tij të dyshimta apo edhe për aftësitë profesionale përderisa ai mbylli në dhomë këshillimi dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

Nga gjetjet e KPK-së, ish-gjyqtari i lartë rezultoi se kishte njohje me individë të krimit të organizuar dhe për pasojë është i ndikueshëm nga krimi. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë ndërkaq se Selimi kishte kontakte të drejtpërdrejta me Arben Isufin, i njohur ndryshe me nofkën Ben Qimja dhe për të ish-gjyqtari i lartë kishte ndërhyrë për të bllokuar ekstradimin e tij në Itali.

Shkëlzen Selimi është gjyqtari i dhjetë për të cilin shkalla e dytë e Vetting-ut i nxjerr përfundimisht nga rruga e drejtësisë. Gjatë kësaj jave, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi edhe një tjetër gjyqtar të lartë, Artan Zeneli, i cili jo vetëm nuk justifikon pasuritë, por i është revokuar edhe viza nga Ambasada Amerikane.