Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tanimë në tryezën e tij të punës listën e kandidatëve të propozuar për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas përcaktimeve në ligjin 115/2016 “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, brenda datës 15 nëntor të çdo viti, institucionet respektive i dorëzojnë Presidentit listat e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të KED-it.
“Jo më vonë se data 15 nëntor e çdo viti kalendarik, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë verifikojnë nëse kandidatët për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi plotësojnë kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe i paraqesin Presidentit të Republikës dhe Kuvendit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet”,- theksohet në nenin 221 të ligjit.
Gazeta “Panorama” sjell sot listën e kandidatëve të propozuar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme. Në listën shumëemërore bie në sy kandidimi i Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku nga lista e Prokurorisë. Gjykata e Lartë ka propozuar tre emra, gjyqtarin Edmond Islamaj, i cili është në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit pas kërkesës së bërë nga Komisioneri Civil.
Në listë janë gjithashtu edhe dy gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Medi Bici, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. SHORTI Sipas pikës 7 të nenit 221 të ligjit “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, përcaktohet që shorti për anëtarët e KED-it bëhet nga Presidenti i Republikës ndërmjet datave 1 dhe 5 dhjetor.
“Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik. Përveç anëtarëve të parashikuar në pikën 1 të nenit 220, të këtij ligji, Presidenti i Republikës zgjedh edhe një anëtar zëvendësues nga secili institucion në të njëjtin short”,- theksohet në ligj.
Krahas kësaj, pika 8 ka përcaktuar edhe rastet kur Presidenti i Republikës nuk e ushtron detyrën e tij. Sipas kësaj pike, nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, të drejtën për të hedhur shortin e merr Kryetari i Kuvendit dhe në këtë rast është Gramoz Ruçi, i cili e zhvillon procedurën në prani të Avokatit të Popullit.
Ky short bëhet brenda datës 10 dhjetor. Në dy shortet e hedhura më parë, Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar të drejtën e tij duke ia deleguar në të dyja rastet Kuvendit, ku një herë e hodhi Meta si Kryetar Kuvendi, ndërsa tjetrin Ruçi një vit më parë.
KANDIDATURAT
GJYKATA KUSHTETUESE
Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH
GJYKATA E LARTË
Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit
Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë
Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë
PROKURORIA
Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.
Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting
Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë
Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër
Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër
Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës