Gazetari Andi Bushati ka reaguar ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila iu bëri një pyetje publike kandidatëve të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?
Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre?
Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkruante ambasadorja Kim.
Ndërsa Bushati i përgjigjet:
“Po nese sponsori juaj eshte hajduti i inceneratoreve, shefi i ministrit te sukseshem Tahiri, personazhi i pergjimeve te BILD? Apo per keto ambasadorja nuk ka as sy as memorje?”
Andi Bushati deri para disa muajsh ishte frymëzuesi dhe mbështetës publik i Lulzim Bashës, por pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill, ai iu kundërvu dhe tani është kthyer në mbështetësin kryesor publik të Sali Berishës, në betejën e tij kundër SHBA.
Me sa duket, Andi revolucionarin e thërret gjaku i gjyshit 🙂