Kryeministri Edi Rama ka folur sot para Grupit Parlamentar të PS për temën më të nxehtë të politikës. Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur pikërisht të mërkurën për t’iu përgjigjur akuzave të PD-së mbi vëllain e ministrit të Punëve të Brendshme.
Rama eshte shprehur se: “Materiali nuk është autentik. Kam marrë përgjigjen shkencore”. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Agron Xhafaj deklaroi se do të udhëtojë drejt Italisë për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane.
Në mbledhjen e sotme, Rama e ka nisur fjalën e tij me takimin e një dite më parë me presidentin francez Emanuel Macron, teksa tha se ka dëgjuar fjalë inkurajuese në Paris.
Ai tha se pritja në “Elysse” erdhi pas kërkesës së tij dhe se pas takimi ndihet më optimist për çeljen e negociatave. “Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me disa vende të Europës, por edhe me murin që opozita i ngre vendit në këtë rrugë” – tha kreu i ekzekutivit sa i përket integrimit.a