Në media kanë vërshuar mbështetësit e Lulzim Bashës, shumica me zë të hodhë e sjellje femërore, të cilët po deklarojnë se zgjedhjet në PD ishin transparente dhe aty fituan kritikët e Lulit dhe ngelën jashtë mbështetësit e tij. Në fakt me një analizë të thjeshtë këto rezultojnë pallavra poltike të një propagande shterpë dhe të pabesueshme nga askush.
Nga analiza e të dhënave zyrtare, siguruar në faqen e PD, kryesia e re përbëhet nga 26 persona, nga të cilët janë 15 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, 5 sekretarë, 2 nënkryetarë, dy organizatat partnere, kreu i bordit fianciar dhe vetë Lulzim Basha.
Nga kjo kryesi, e cila po shpallet si një risi, fitore e madhe ku janë futur kundërshtarët e Lulzim Bashës, sic pretendojnë papagallët e tij mediatikë, rezulton se vetëm 5 prej tyre nuk kanë qenë anëtare të kryesisë e cila ka drejtuar me Lulzim Bashën nga viti 2014 dhe ka humbur zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe shkaktoi katastrofën elektorale të 2017-ës, me Lulin në krye duke shpallur Republikën e Re.
Sipas një verifikimi në kryesi janë vetëm dy zëra kritikë të Lulzim Bashës dhe askush tjetër. Njëri është Tomor Alizoti që ka qenë kritik dhe u dorëhoq, por u rikthye pas një pazari dhe Jamarbër Malltezi, i cili mund të quhet kritik i moreduar i kryetarit, ku më shume se kritik i vërtetë bëri interlokutorin midis kritikëve dhe Doktorit në periudhën e kundërshtive në PD për shkak të shkeljeve të rënda statutore dhe rizgjedhjen e Bashës me ngrirje.
Dhe meqë Gaz Bardhi, sekretari qumështor i Lulzim Bashës pretendon se në kryesi janë zgjedhur kritikë e kanë humbur mbështetësit e Lulit, dy zërat kritikë janë tek partia e Lulit dhe tashmë me Lulin. Ajo është partia e Lulit dhe jo Partia Demokratike, por Republika e Re e Lulzim Bashës, ku s’ka më mendim ndryshe dhe kritikë të vërtetë, vetëm ka ngelur jashtë Ervin Salianji që zgjidhte hallet e problemet e vërteta që Luli kishte me kryesinë.
Ajo kryesi ka provë zgjedhjet lokale, që janë pak muaj larg bashkë me Lulzim Bashën, e në rast se janë kaq parimore e moralistë do presim të shohim jutifikimin se zgjedhjet nuk janë politike dhe nuk ka pse dorëhiqet askush, pas një tjetër katastrofe elektorale që duket në sfond.(CNA.al)