osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Analisti Ilir Yzeri: Problem nuk është sigurimi, por shteti!

Analisti Ilir Yzeri: Problem nuk është sigurimi, por shteti!

Ndër shumë “analista dhe specialista” ka marrë mundimin edhe profesori dhe analisti Ilir Yzeiri të hedh dritë mbi katrahurën që është bërë me dosjet e sigurimit. Ne pa komente po botojmë një pjesë të analizës së tij:

“Dosjet ishin dhe mbetën deri në fund një kërcënim për kundërshtarët politikë. Në vend që të zbuloheshin krimet e diktaturës me komisione dinjitoze ku të tregohej se cilët ishin ata që duke shkelur edhe ligjet e diktaturës kishin vrarë pa gjyq, kishin torturuar e internuar kundërshtarët politikë, qeveria e « non gratës » konfliktin e parë e pati me të përndjekurit politikë.

Është e kotë sot të flasësh për komisionet « Bezhani » e « Mezini ». Ndërkaq është meritë e Edi Ramës personalisht dhe e qverisjes së tij që për herë të parë institucionalizuan sistemin e rrjetit të ish-sigurimit të shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre me anë të sistemimit të dosjeve dhe mundësinë që gjithsecili të shkojë sot dhe të kërkojë informacion për vete apo edhe për ata që ai mendon se mund t’i kenë shkaktuar dëme. Kjo bëri të mundur që të zbulohet edhe emri i zyrtarit të lartë IM që tani është kuptuar se bëhet fjalë për Ilir Rexhep Metajn.

Gogoli i sigurimit të shtetit sot nuk tremb njeri, por ajo që na shpartallon të gjithëve mendërisht është ana morale e problemit dhe shkatërrimi përfundimisht i vlerave. Në gjithë këta vjet ne treguam se nuk dimë të ndërtojmë një shtet që ka në themel formën e institucionit demokratik e juridik që ka si qëllim administrimin e vendit dhe ruajtjen e integritetit kombëtar përmes bashkëpunimit me forcat përparimtare dhe në aleancë me vendet euroatlantike. Në gjithë këta vjet, por sidomos gajtë qeverisjes së « non gratës », ne kemi kërkuar të ikim në drejtim të kundërt me atë që na tregonin partnerët tanë dhe falë tyre kemi shpëtuar pa rënë në kolapse si ai i vitit 1997.

Ilir Meta edhe pa qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, na është shfaqur në gjithë këta vjet si politikani më i përfolur për të gjitha krimet që mund të realizojë një shtetar i lartë. Ilir Meta është pikërisht shfaqja e institucionit të antivlerës që u instalua qysh në fillim pasi u shemb e ra diktatura. Nëse ne do të kishim ndërtuar që në fillim një shtet normal në të cilin të ishte sanksionuar edhe shkalla e ndëshkimit dhe koha e parashkrimit për të gjithë ata që me veprimtarinë e tyre si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kishin dëmtuar pa të drejtë të tjerët, Ilir Meta nuk do të kishte nisur karrierën politike brenda PS-së dhe për një periudhë të caktuar do të ishte përjashtuar nga veprimtaritë politike e publike.

Në atmosferën e gjithë këtyre viteve, ku me të drejtë figura e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit është paraqitur si veprimtari që duhet të ndëshkohet moralisht, Ilir Meta, me vetëdije, e shmangu këtë kurth moral dhe e fshehu të shkuarën e tij. Pikërisht kjo përbën krimin më të madh. Por ky krim nuk është kryer vetëm nga Ilir Meta. Ai është krimi monstruoz i këtij tranzicioni që nisi jo me dënimin e krimeve të diktaturës dhe me ndarjen dinjitoze me të, por duke instaluar modelin e së kaluarës komuniste në ndërtimin e një shoqërie që do të promovonte fshehjen e identitetit, shkatërrimin e pronës publike dhe vjedhjen”/ Nga Ilir Yzeiri/ Fb