osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Analisti demaskon Sali Berishën! Takimet me vrasësin serb Arkan, intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar me fakte: Si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë me biznesmenin francez?!

Analisti demaskon Sali Berishën! Takimet me vrasësin serb Arkan, intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar me fakte: Si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë me biznesmenin francez?!

Mbetja e fundit e komunimit në Lindje Sali Berisha duket se është alarmuar pas zërave se SPAK do t’i ndryshojë masën e sigurisë, ndoshta “arrest shtëpie”, duke qene se ai ka refuzuar të paraqitet para oficeres së Policisë Gjyqësore. Ai ka shtuar thirrjet për mosbindje civile, duke shkaktuar kaos në Kuvend.

Për analistin e njohur, Kastriot Aliaj, në dosjet e shumta që shtohen çdo ditë, janë evidentuar një seri skandalesh që përbëjnë negativizmin e tij, me prapaskena, afera, mashtrime, krime, disa prej tyre nuk duhet lënë në harresë. Ai përmend krimet dhe korrupsionin e tij familjar.

Madje Aliaj ka sjellë në vëmendje dhe dhënien e dekoratës nga biznesmeni francez Nikola Arsidi kur Berisha ishte president. Sipas tij, kjo dekoratë kushtoi për shtetin shqiptar 1.6 milion dollarë. “Situata e tensionuar në parlamentin e Shqipërisë, ku hidhen mjete tymuese dhe digjen karrige, tregon për një opozitë aspak serioze, që ka mbetur peng e lojës së gambit në krye të foltorizmit.

Ajo nuk po del dot nga bataku, ku e ka futur Berisha me mbështetësit e shpartalluar, duke luajtur skena teatrale me prodhimet e “industrisë” së tij. Kjo lojë shahu që karakterizohet me sakrifikimin e popullit, ka vënë në rrugën e trasuar prej tij, ushtrinë e mbetur në udhëkryqin e padijes, se me cilën të djathtë duhet të bashkohet. E gjithë rruga që po ndjek foltorizmi, është përmbajtja e politikës që ka pushtuar mediat, ku në qendër të saj është sakrifikimi dhe viktimizimi i të tjerëve, për të shpëtuar veten dhe familjen e tij. Në këto tri dekada Saliu, ka krijuar një histori irracionale, në dëm të autoritetit të shtetit, ekonomisë dhe identitetit kombëtar.

Megjithëse në dosjet e shumta që shtohen çdo ditë, janë evidentuar një seri skandalesh që përbëjnë negativizmin e tij, me prapaskena, afera, mashtrime, krime, disa prej tyre nuk duhet lënë në harresë. Ndër to do të veçonim dhënien e dekoratës Nikola Arsidit, e konvertuar me 1.6 milion dollarë, nga parat e firmave piramidale. Takimet me kryeterroristin dhe trafikantin serb Arkan, kreun e genocidit të regjimit të Miloshevicit.

Spekulimi me ndarjen e pronave, duke mashtruar 65% të popullsisë dhe hedhjen në rrugë të 1.2 milion punëtorëve. Për të përfituar vota dhe mbështetje në funksionet e tij, krijoj kaos në demografinë e lëvizjes së popullsisë nga zonat rurale, ku pati c’vendosje nga më se 800 fshatra, që zbritën në zonat e ulëta pa plan urbanistk. Kjo lëvizje kaotike e pa kontrolluar, krijoi përplasje midis të ardhurve që pushtuan çfarë mundën, me pronarët e ligjshëm, ku pasojat negative po përjetohen edhe sot”, shkruan Kastriot Aliaj.

Korrupsioni i tij familjar

Gjithashtu analisti Kastriot Aliaj përmend dhe lëvizjen e Berishës për të lënë pasardhës emra të familjes së tij. “Edhe pse i kanë ikur të gjitha privilegjet, ai nuk heq dorë nga prapësitë e tij, duke larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallat e së keqes. E gjithë loja që po bën përballë shtetit dhe institucioneve të tij, është aktrim i egocentrizmit, egoizmit, sharlatanizmit, mashtrimit dhe gënjeshtrave në mënyrë kontinuale. Është për të ardhur keq kur sheh se diskursi i kësaj opozite, nuk ka ngjyra të një të djathte as ekstreme, por as edhe e një partie që mbështet demokracinë liberale, por po kushtëzohet nga leksiku familjar i të djathtës nihiliste berishiste.

Sikur të mos mjaftonin dëmet qe i ka sjellë Shqipërisë, shoqërisë dhe demokracisë, ngulmon të lërë pasardhës emra të familjes së tij, duke mos i bërë aspak përshtypje, edhe pse janë në dosjet e krimit shtetëror dhe ekonomik. Si një lider që u kthye në demon i teknokratizmit, po ngulmon qoftë edhe me revolucion, të zbatojë doktrinën vrastare të demokracisë, duke e nxjerrë veten jashtë shtetit ligjor.

Me idetë dhe praktikën e tij të mbrapshtë, shkatërroj plotësisht unitetin dhe strukturat e opozitës, marrëdhëniet brenda saj, duke e mos e pranuar degradimin dhe shkatërrimin e saj. Megjithëse ka falimentuar plotësisht si lider, nuk arrin të kuptojë që në çdo emision apo intervista flet përçart, duke i mbetur besnik filozofisë së dikurshme, kur “ulërinte” dhe perifrazonte Luigjin e XIV “shteti jam unë”.

Qytetarët e shumtë që shikojnë teatralitete në parlament, ku përplasen të dy partitë e mëdha dhe derivatet e tyre, me të drejtë thonë se ato nuk kanë ideologji të mirëfilltë, por janë të lidhura me interesat pragmatiste, për pushtet dhe jo për të ndërtuar shoqërinë e ëndërruar me standarde demokratike. Për cilën të djathtë lufton foltorizmi, kur një pjesë e mirë e shoqëruesve të Berishës, nuk e kanë idenë se ç’përbën e djathta dhe çfarë rroli ka, për ta mbajtur shoqërinë të bashkuar brenda principeve të arsyeshme?

Si mund t’ë drejtojë foltorizmi i Berishës, kur jo vetëm formacioni i tij por në tërësi e djathta,duke qenë e pakonsoliduar ka krijuar pasiguri dhe kaos? Si mund t’i besohet foltorizmit të Berishës, kur kërcënon kundërshtarët fizikisht, duke ndëshkuar cdo lloj pushteti? Si mund të pranojë kjo parti sovranitetin popullor, kur ajo i vë zjarrin parlamentit? Të dy spektret e politikës në Shqipëri, që nuk dallojnë nga njëra tjetra, artikulojnë me demagogji demokracinë liberale, duke e kthyer parlamentin në ring katrahure.

Aktualisht kjo gjendje anormale e krijuar nga këta demonë të luftës për pushtet, tregon qartë se politika në Shqipëri, ka humbur çdo princip prej kaotizmit, duke rënë pre e lojës së gambit, e menaxhuar nga lideri i falimentuar i foltorizmit. Këto mangësi e kanë burimin tek konfrontimet e ashpra midis kundërshtarëve, pa respektuar të drejtat dhe liritë e tjetrit. Mungesa e bashkëpunimit ndër partiak, për kapërcimin e krizave brenda tyre, ngjarjet në parlament të iniciuara dhe nxitura nga kreu i foltorizmit, janë shprehje e ravijëzimit të rrymës nihiliste berishiste, që po ndikon edhe në proceset e integrimit.

Hezitimet e SPAK-ut po i japin oksigjen berishizmit, për të luajtur lojën e gambit në politikën shqiptare, por mbi të gjitha po tregon, se nuk kemi një opozitë bashkëkohore, që ta vërë në mengene qeverisjen e të majtës. Me aventurizmin dhe mosbindjen civile që po demonstron, ai po cenon rëndë autoritetin e shtetit dhe të PD.

Largimi i tij nga çdo funksion si një i sëmurë mental, është shpëtim për Shqipërinë, demokracinë dhe vetë opozitës, e cila duhet të riformatohet e reformohet, për të marrë rrolin e saj si aset kombëtar i pluralizmit politik”, përfundon shkrimin Kastriot Aliaj.