Nga Amarildo Pregapuca
·
Shqiptaret, jo vetem jane njerez te gjere, te dashur dhe me temperament, por jane dhe te zgjuar.
Nje Shqiptar e gjen, nga coban dje ne gazetar sot, arkitekt dje dhe coban sot..dhe neser ndoshta te dy vendosin te behen elektriciste apo guzhuniere.
Nuk e them nisur nga nacionalizmi, e kam pare e ster pare ne rruget e botes, ku nje popull kaq i vogel, kudo qe ka shkelur, ka lene gjurme.
Kushdo qe ka takuar nje Shqiptar nje dite, do flase per te (mire apo keq) dhe pas 30-vitesh, dhe ky eshte fakt.
Dhe cfare nuk vleresohet si duhet eshte energjia qe mbartin dhe eshte pikerisht kjo qe ben gjithcka thash me lart..dhe eshte kjo qe turistet e huaj s’dine ta shpjegojne dot,por e ndjejne dhe e mbyllin me ate ;”Sa e bukur eshte Shqiperia”.
Shqiperia eshte e bukur, por s’eshte kjo aresyeja se perse kenaqen ne Shqiperi..;Jane njerzit dhe pikerisht energjia e tyre, qe per vet ne Shqiptaret, shume here na mbingop dhe duam te marim nga syte kembet te largohemi..dhe sapo largohemi, e ndjejme dhe ne lekure, se na mungon.
Dikush do ta kundershtoje njeren apo tjetren nga keto levdata,..dhe ndoshta pikerisht ate te zgjuarsise..pasi sipas tij, nese do ishim te zgjuar , do ishim ndryshe..me te medhej, me te ndertuar dhe me rradhe..
Jo..zgjuarsia shume here ka pikerisht efektin e kundert te zhvillimit, pasi te ben te kundershtosh me shume, te bindesh me pak, apo te mos behesh dot teresisht i pa fytyre dhe me rradhe.
Kur i thuhet nje Shqiptari , kriminel..mua me vjen te qesh.
Per 33-vite ne Shqiperi ka zene vend dreqi, qe nga varferia, deri tek percarjet dhe me rradhe..dhe po te shikosh ne ter viktimat apo kriminelet ka nje shkak, sido te jete..
-Per ta grabitur, per ti mare pronen, per tu pasuruar, per seks dhe me rradhe.
\
Pra ka nje vije llogjike krimi, doja te thoja (Normale keto ne te gjithe boten)..por mjafton ta gerricesh pak dhe te futesh ne historite e kriminelve te shteteve dhe kombeve te tjera, do gjesh llahtarine, biles dhe ne ata me te cilet nderohen.
Njerez dhe femije te ngulur neper hunj..djegje me napalm,skllaveri dhe eksperimente mbi njerez,vrasje ne seri, pa asnje shkak apo perfitim..dhe nje zot e di c’gjen..
Dikush me te drejte do te thote..
-Ore por kur jemi kaq te zgjuar sa thua ti..perse nuk kemi qene pushtues si ter te tjeret ?
-Pikerisht nga cfare thash me lart..pra.
Te lesh vendin me te gjitha te mirat, te lesh bukurite e vendit, sofren e shtruar dhe goten e veres apo rakise,te lesh grate dhe vajzat me te bukura dhe me te mira te planetit..domethene te lesh ate “gjene” dhe te shkosh te vrasesh dynjane kot ?! Ka tru kjo pune ?!
Biles dhe keta erresirat qe cohen me qejf, qe ne mes nate , te gjejne cfare eshte keq me Shqiptaret,jane perseri problem i zgjuarsise qe kemi si komb..
Ne vende te tjera, budallejte dhe idiotet, rrine urte dhe hane ate cap buke qe ju jepet domethene, tek ne thone..
-Pse ore mos te behem shkrimtar disident apo deputet, apo thjeshte cares bythe dhe te bej ndonje lek dhe une ?! Budalla jam ?!
Keshtu domethene, kjo pune.