osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Analisti: Ah, ta kishim një luftë… sot, jo nesër

Analisti: Ah, ta kishim një luftë… sot, jo nesër

Nga Frrok Çupi

Sigurisht, kjo që po bëj unë, është një ironi…! Po flas siç mendojnë këta që e gjejnë veten mirë në konflikt. U dyndën me duzina ‘patriotë’ dhe iu sulën Iniciativës perëndimore për Ballkanin e Hapur që u mbajt në Ohër.

Një nga idhtarët e konfliktit, shkruante sot me shkulm kundër Ballkanit të Paqtë (të Hapur). Dhe nuk është një njeri dosido, por në pozitën e anëtarit të Byrosë Politike të partisë ‘anti-komuniste’ 1990.

-Ç’është kjo punë, more aman!, ky (Rama shkon e merr grurë në Serbi, si Enveri dikur; dhe vjen e na bën Ballkanin e Hapur (të Paqtë).

Dikush nga populli në fb,(R.XH) aspak anëtar i Byrosë, i shkruan:

-Pse të mos kërkojë grurë? Po kur e ndihmuam Serbinë me naftë për të luftuar kundër Kosovës?!

Gjithë jetën e njeriut lufta ka qenë një ironi dhe cinizëm, ja si tani; por megjithatë lufta është bërë. Aq cinike është lufta, saqë ti i dërgon Serbisë tonelata naftë e armë për të vrarë mijëra njerëz në atë territor, dhe askush nuk thotë një fjalë… Vjen nga një samit për Paqe me projektin e Urës më të madhe mes popujve në Ballkan, mbi lumin Bunë, dhe të bien boritë kundër. Me sa duket cinizmi i luftës e therte edhe vetë Volterin. Ai thoshte se ‘është e ndaluar të vrasësh…, por vrasësit dënohen vetëm nëse nuk vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive’.

Kush e ka qejf luftën?

Të dy palët e kanë qejf, me sa duket. Dy palët janë: Ata që shkojnë në luftë e kthehen në viktima dhe pala e dytë: Ai që e nxit dhe e prinë luftën. Një anëtar i Byrosë Politike që shkulmon pro- konfliktit është thjesht një viktimë e dëshirës së mareshalit që ka sipër.

Nxitësit e luftës e kanë qejf, padyshim, siç bëjnë katilët me opiumin. Këta u japin njerëzve (viktimave) luftë në duar, dhe kthehen e flenë të qetë në pushtet. Popullin viktimë e rregulluan me një biberon opiumi në gojë, që është lufta!- i thonë vetes. Populli as kërkon më luks, as banesa, as rrugë, as bibliotekë, as naftë, as internet, as Zoo Park…. Keni dëgjuar ndonjëherë që në mes të luftës të kërkohet largimi apo abdikimi i udhëheqësit? Jo, luftëngrefësi e siguron qetësinë e vet me luftën e të tjerëve. Ah!, ta kishim një luftë tani që po bëhet Rithemelimi i PD, kur po mposhtin Amerikën dhe kur pritet të dalë presidenti i vjetër nga zyra… Të vjetërit ndezin luftë, por është rinia që duhet të luftojë dhe të vdesë; kjo është ajo që bëhet gati.

Po pala tjetër që lë jetën në konflikt?

Edhe ata janë të kënaqur. Nuk di si mund të jenë sot, sepse për kosovarët e sotëm luftoi UÇK dhe Amerika; por e di se ‘viktimat e trurit’ kënaqen në luftë. Pse? Ushtari lufton në front jo pse urren armikun që ka përballë, por sepse dashuron liderin e tij që ka pas vetes. Albin Kurti i Kosovs, që mungon në tribunën e Paqëtimit, ky nuk mungon për arsyen e ‘armikut’ Serbi; por për shkak të Shqipërisë. Në Ohër ai nuk u ul me kolegët vetëm pse nuk do që të ulet me Edi Ramën. Kjo dihet qysh se kryeministri kosovar është ngrefur si opozitë e egër kundër Parlamentit maxhoritar në Shqipëri.

Kush guxon ta dashurojë paqen?

Ky është njeriu i rrallë, ky që bie në dashuri me paqen… Këtu nuk po bëj ironi, vërtet! Por të përballosh paqen është njësoj si të përballosh lirinë e të gjithëve, edhe të miqve edhe të armiqve. Këta, të gjithë, i ke zgjuar, i ke më këmbë. Ndërsa në luftë, ata i kë në gjunjë ose të shtrirë dhe ti vetë je më këmbë, me kamxhik.

Ja, ky është njeriu i rrallë, ky që dëshiron paqen.

Sepse në paqe, pasi ke mbaruar luftën, do të investohesh për paqen. E kush mund ta ndërrojë këtë sahat biologjik e mental? Pyetini këta antiamerikanët luftarakë alias Hazbullah të Tiranës, vallë a kanë orë tjetër veç orës së luftës! Lanë luftën e ’96- ës e nuk dolën dot, hyjnë në luftën e 97- ës e nuk bënë dot ndryshe; prapë luftë në vitin ’98…, e luftë e luftë deri sot. Shqipëria u shkatërrua, por këta ngritën flamurin e fitores.

Perëndimi doli nga Lufta e Dytë dhe investoi për paqen; ndërsa Lindja komuniste mbeti me luftën; ky është dallimi.

Kryeministri i sotëm, i sulmuar si ‘i Paqtë’ me Serbinë, sa erdhi nga Ohri i Samitit, promovoi një projekt thuajse planetar; projektin edhe për Urën mes Velipojës dhe Ulqinit, mbi Bunë. Në atë projekt ishte edhe një ‘primer’ tjetër, edhe ky shqiptar, Dritan Abazovic, i Malit të Zi. Kishim paqe këta 30 vjet, pa kemi tre kryeministra në Ballkan.

Këta janë në dilemën më të madhe, dilema është e paqes. Njeriu i paqes po të ishte për luftë, do të ishte në shtëpi me ndonjë punë tjetër. Me armikun përballë, po flasin dhe bëjnë marrëveshje; ndërsa me ‘mikun’ pas krahësh e kanë problemin. E kundërta kjo me ushtarin e verbër në luftë. Ata që bënë luftëra idiote dhe që prapë kërkojnë konflikt, ata e kishin të thjeshtë sepse e kishin zbuluar ‘cilët jemi!’.

Ndërsa këta të Paqtë kanë male për të kaptuar, derisa të zbulojnë për vete dhe për popujt se ‘cilët duam të jemi!’. Ja, kjo; pa ironi.

Në paqe jemi për rrugë të gjatë…