Ministra, kryebashkiakë, deputetë, përveç zyrtarëve të tjerë të zyrtarëve të lartë.
Gjatë këtyre dhjetë viteve të qeverisjes nga Edi Rama, kemi parë shumë arrestime të bujshme.
Kritikët e Ramës thonë se kjo është shenjë që tregon shkallën e korrupsionit të qeverisjes së Ramës.
Dhe kanë të drejtë, se nuk janë arrestuar kot.
Por këto arrestime tregojnë edhe një anë tjetër, që asnjë kundërshtar politiko-mediatik i Ramës nuk e përmend.
Dhe s’kanë si e përmendin, se nuk iu leverdis.
Është fjala për periudhën para se Rama të vinte në krye të Qeverisë.
Sa ministra, kryetarë bashkie, apo deputetë, janë arrestuar në kohën kur qeveriste Sali Berisha dhe Ilir Meta? Zero.
Dhe jo se ata të Berishës dhe Metës ishin të ndershëm, dhe këta të Ramës janë të korruptuar. Jo.
Thjesht nuk guxonte njeri që t’i arrestonte, se kishin mbrojtje politike.
Rasti më emblematik ishte ai i Ilir Metës.
Edhe pse doli me zë dhe figurë duke kërkuar 700 mijë euro për një tender, ai doli i pafajshëm.
Një natë para se të jepej vendimi, atij i shkoi për darkë edhe Sali Berisha, si një mesazh mafioz për drejtësinë, se çfarë vendimi duhej të merrnin.
Pra bëni mirë që numëroni zyrtarët e arrestuar të Ramës për korrupsion, por kujtoni edhe se para ardhjes së tij në pushtet, askush nuk kishte guxuar të merrej me ministra, kryebashkiakë dhe deputetë.