osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ana e panjohur të legjendës së skenës – Rrëfehet djali i Kadri Roshit: Amaneti që më la babai!

Ana e panjohur të legjendës së skenës – Rrëfehet djali i Kadri Roshit: Amaneti që më la babai!

Kliti Roshi, djali i Kadri Roshit, në një rrëfim të gjatë për “Tirana Observer”, tregon anën e panjohur të babait të tij.

Cilat kanë qenë këshillat e Kadri Roshit për fëmijët e tij, lidhja e tij me nipin?

Si Kadri Roshin nuk e pranuan dy herë që të bëhej aktor dhe si ia arriti të bëhej ai që është sot: një legjendë e pavdekshme. Kliti Roshi tregon jetën e babait të tij mes skenës dhe familjes, si ishte ai në familje dhe si në teatër. Kliti Roshi tregon për herë të parë për publikun mjaft detaje interesante nga jeta e legjendës së skenës shqiptare.

Djali i “Nderit të Kombit”, Kadri Roshit, tregon se si në vitin 2004, ambasadori jonë atë kohë në Greqi, Bashkim Zeneli, me ndërhyrjen e ti personale i shpëtoi jetën Kadri Roshit, pasi aktori i madh kishte shkuar të operohej, por shteti e pati lënë në harresë.

Kliti Roshi tregon edhe për pasionet e aktorit të madh, ku peshkimi ishte një ndër gjërat që Kadri Roshi e dashuronte shumë. Peshkimi atë e çlodhte nga puna dhe i jepte energji. Dhe për çudi, thotë Kliti, të gjithë aktorët e mëdhenj e kishin pasion peshkimin.

Kur themi emrin Kadri Roshi, juve çfarë ju vjen ndërmend?

Për mua, emri Kadri Roshi nuk përfaqëson as më shumë e as më pak përveç se një gur xhevahiri në gjerdanin e madh prej 46 të tillësh që përbëjnë atë që atëherë është quajtur “Teatri Popullor”. “Teatri Popullor” ka pasur 46 aktorë. Secili prej tyre ishte një gur xhevahiri. Sipas karateve, kuptohet që çdo gur i çmuar, çdo pjesë copë floriri ka karatin e vet, por të 46-të, në karatin e tyre ishin gurë të çmuar xhevahiri dhe Kadri Roshi është një ndër ta. Pastaj, për mua Kadri Roshi, nëse do të flasim në një aspekt tjetër dhe ta shikojmë në një këndvështrim tjetër, do të thotë edhe më shumë se kaq. Sepse Kadri Roshi në rradhë të parë, para se të ishte aktor, ishte njeri.

Ishte, është dhe do të mbetet përjetësisht babai jonë. Ai që kontribuoj në lindjen time, që më rriti, më edukoi dhe që ka një meritë të padiskutueshme, është me nënën time, në mënyrën më të padiskutueshme, në atë që unë jam sot. Populli shqiptar ka shprehur shumë të bukura që sikur gjysmat e tyre t’i gërmojmë dhe t’i mbajmë në mendje, ne do të ishim ndryshe. Fëmija është pasqyrë e prindërit. Edhe unë, me të mirat dhe defektet që mund të kem, jam krenar për të, në qoftë se jam vërtetë pasqyrë dhe pasardhës i denjë i Kadri Roshit. Mundohem të pasqyroj dhe të reflektojë ato vlera, ato cilësi, ato merita, ato gjëra që kishte Kadri Roshi.

Ndodh shpesh që i kujtoni thëniet dhe bëmat e tij?

Do të duket mbase si mendjemadhësi, do të duket si….. nuk e di se si ta them, por si parantezë po ju them kaq: sot për fat të keq ka ardhur koha që modestia jo e tepërt të kuptohet si budallallëk. Sot po harrohen shumë vlera dhe si rezultat i kësaj, në qoftë se nuk i themi ne, qoftë edhe të afërmit e familjes së personave, vlerave dhe meritave të njerëzve tanë, jam i bindur që shumë shpejt ata do të harrohen dhe do të shuhen. Prandaj them që jo vetëm që i kujtoj por janë bërë moto të jetës sime. Në një rrethanë të caktuar, në një ngjarje të caktuar, pra sipas rolit në filmin ose në dramën që ka interpretuar, jo vetëm, Kadri Roshi ka disa batuta që janë bërë të përditshme në jetën e përditshme. “Gërmo Tare, gërmo”, varet si e shikon ti, si e percepton ti sot në një rrethanë të caktuar që ke. Për mua kjo do të thotë shumë. E përkthyer në shqip, shqip, shqip do të thotë: “Punoni o njerëz, punoni”. Mos t’i kthehemi përrallës “Plaku me tre djem” që pasurinë e kam fshehur atje, shkoni gërmoni atje.