osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerikanët intensifikojnë lëvizjet, pas agjentëve të FBI: 4 zyrtarë të DEA kokë më kokë me prokurorët e SPAK, emra politikanësh të lidhur kokainën

Amerikanët intensifikojnë lëvizjet, pas agjentëve të FBI: 4 zyrtarë të DEA kokë më kokë me prokurorët e SPAK, emra politikanësh të lidhur kokainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar lëvizjet, ndërsa po tregojnë çdo ditë që janë të vendosur për të mbështetur Shqipërinë sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pak ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi se në Tiranë kishin ardhur 2 agjentë të FBI, teksa në fokus të takimeve që zhvilluan më zyrtarë të lartë ishte pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe ndikimi ruso-kinez në vendin tonë.

Por pas agjentëve të FBI, mësohet se në Tiranë kanë zbarkuar edhe një grup zyrtarësh dhe oficerësh të antidrogës amerikane DEA. Gazeta ka mësuar se katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë.

Sipas informacioneve, mësohet se takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar dy ditët e fundit në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë.

Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia dhe Ekuadori. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qendra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin.

A po shkohet tek politikanët e lidhur me kokainën?

Por zbarkimi i agjentëve të antidrogës amerikane në Tiranë, e cila njihet ndryshme me emrin DEA, duket se është një strategji për të zbuluar kokat e trafikut të kokainës dhe dograve të forta që vijnë nga Amerika Latinë drejt Shqipërisë.

Në korridoret e politikës dhe drejtësisë flitet shpesh se zyrtarë të lartë fshihen pas ngarkesave të mëdha me drogë që vijnë në Shqipëri, kryesisht nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Madje një gjë e tillë faktohet edhe për shkak se nuk është shkuar asnjëherë tek porositësit, pasi në prangat e policisë kanë rënë vetëm shoferët e kamionëve dhe ndonjë punëtor i thjeshtë.

Dyshimet janë se pas sasive gjigante të kokainës që vjen në vend të fshihen politikanë. Kështu që nisur nga ky mosveprim dhe për shkak se hetimet mbyllen shpejt, zyrtarët e DEA e kanë parë të udhës që të vijnë vetë në Tiranë, teksa mësohet se ua kanë bërë të qartë kolegëve të tyre të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar që të mos zmbrapsen para asnjë lloj presioni, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë krah sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër gazeta ka mësuar se agjentët e DEA-s kanë marrë informacione edhe për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet.

Ndërkohë mësohet se ky interes i amerikanëve pritet të pasohet edhe nga një vizitë e një grupi prokurorësh shqiptarë në vendet e origjinës të kokainës që mbërrin në Shqipëri, ku edhe disa shqiptarë kanë mbetur viktimë.

Kujtojmë që më 15 shkurt të këtij muaji Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) bëri me dije se në një operacion të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, janë arrestuar 45 persona.

Sipas Europol, ky operacion ishte goditje e kriminelëve shqipfolës që kanë vërshuar Evropën me kokainë. Ky operacion i madh, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine. Në këtë aksion kanë marrë pjesë 600 oficerë nga Belgjika, Spanja, Kroacia, Gjermania, Italia, Holanda dhe SHBA, që ka angazhuar zyrtarë të DEA dhe FBI. /Rigels Seliman