osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerikanët i “mbyllin” gojën Berishës

Amerikanët i “mbyllin” gojën Berishës

Amerikanët nuk e njohin Komisionin e Rithemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike, ashtu siç nuk njohin Berishën, si lider të saj.

Për të dytën herë në katër muaj, të dërguarit e Uashingtonit, mbërrijnë në orët e fundit të përgatitjes të një evenimenti të organizuar nga ish-kryeminsitri i shpallur non grata, e që synon jo vetëm ti japë fund epokës Basha në PD, por dhe të shkëpusë çdo ndikim të mundshëm amerikan brenda selisë blu.

Të dërguarit e departamentit amerikan të shtetit, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar zgjodhën ti japin një mesazh të fortë publik demokratëve. Drejtuesit e opozitës për Shtetet e Bashkuara të Amerikes janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

“Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH dhe SHBA për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme, një opozite, pro amerikane që sheh nga e ardhmja”– tha Alibeaj.

Një opozitë pro amerikane, ka një avantazh ndaj opozitës së Sali Berishës. Ajo është një alternativë pushteti nesër. Këtë ndryshim thelbësor e theksoi edhe Ambasada amerikane.

“Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”- thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Fokusi i një opozite kundër korrupsionit nuk mund të përfshijë Sali Berishën. Dhe në takimin që zyrtarët e lartë të DASH patën me Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, kjo çështje është diskutuar. Por, nëse në të shkuarën ky mesazh i thënë nga Yuri Kim, ka sjellë reagime të menjëhershme nga Berisha, sot foltorja, nuk foli.

Vizita e amerikanëve bëri që Berisha të anullonte konferencën e tij të përjavshme në selinë blu. E vetmja që foli ishte Floriana Garo.

“Nesër votohet Këshilli Kombëtar”- tha Floriana Garo.