Albin Kurti duket se e ka irrituar SHBA-në me qëndrimet e fundit, ndërsa situata është tensionuar në veri.
Pas takimit me Kurtin ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka paralajmëruar Kurtin se “nuk mendoj se do të shihni shumë durim nga ana e SHBA-së në raport me pritjet tona për qeverinë që të ndërmarrë veprime për të depërshkallëzuar situatën në veri”.
Gjithsesi Hovenier pas takimit me Kurtin, ka thënë se ka pasur diskutim të mirë dhe pret progres por, përsëri pavarësisht paralajmërimeve ambasadori amerikan nuk mund të thotë se ka arritur të dryshojë qëndrimin e Kurtit në lidhje me komunat në veri.