Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Kojshia Show ku i pranishëm në studio ishte edhe ish-komandanti i Koshares, gjeneral Hisen Berisha.
Ky i fundit, gjatë emisionit i tha Sali Berishës së Departamenti Amerikan i Shtetit nuk gabon në vendimet dhe vlerësimet për shpalljen e personave “non grata”.
“Unë besoj se DASH nuk bënë gabime. Mund të dezinformohen e më pastaj me informatën e gabuar edhe vendimi mund të jetë i gabuar, por janë gjëra që mund të zbardhen dhe shihen. Ky nuk është një vendim statik. Nuk është Bibël e as Kuran. Janë vendime që ndryshohen dhe besoj se doktor Berisha do t’i demantojë nëse ka pasur lëshime”, deklaroi Hisen Berisha.
“Le ta dijë çdo shqiptar pasurinë time, ja sa para kam kursyer”, Sali Berisha i sfidon të gjithë pasi SHBA e shpalli ‘non grata’
Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur komandantit të Koshares.
“Çdo njeri mund të interpretojë ato deklarata sipas oreksit të vet, por ky është një vendim i cili do të qartësohet 100% në procedurë gjyqësore. Unë kam zgjedhur këtë rrugë për të bërë transparencën…E tëra është si pasojë e lobimit të Edi Ramës dhe George Sorosit”, tha ndër të tjera Sali Berisha.