Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christina Vasac, e ka quajtur të njëanshëm vendimin e parlamentit të Holandës për të kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë.
“Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj Europës. Është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, u shpreh ambasadorja Christina Vasac.
Ndërkohë e pyetur për situatën politike në vend, ajo u përgjigj se një diplomat nuk mund të flasë për problemet e brendshme të një vendi tjetër./Opinion.al