Ambasasdorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim është takuar këtë të hënë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, në Kryesinë e Kuvendit.
Burime për mediat bëjnë me dije se takimi po të zhvillohet në kuadër të nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, si dhe negociatat mes mazhorancës e opozitës për gjetjen e emrit të ri.
Javën e ardhshme pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për caktimin e kalendarit të nisjes së procedurave për presidentin e ri.