Në Shqipëri pritet gjithnjë me interes të madh ndryshimi i ambasadorëve të SHBA, pavarësisht se qeveria amerikane lëviz nëpër të njëjtat piketa përsa i përket përfaqësuesve të saj diplomatikë.
Por këtë radhë interesimi ka qënë akoma më i madh, sidomos nga opozita shqiptare PD e LSI, lidershipi i të cilës nuk ka lënë akuzë pa lëshuar ndaj ambasadorit aktual Donald Lu.
Madje mezi kanë pritur që të largohet Donald Lu duke e shoqëruar dëshirën e tyre dhe me shprehje si: “Të pastrohen ambasadat amerikane në Tiranë dhe rajon nga njerëzit e Sorosit”.
Por propozimi nga ana e Presidentit amerikan Donald Trump i Kathleen Ann Kavalec si pasuesen e Donald Lu në krye të ambasadës së SHBA në Tiranë, ka tronditur opozitën dhe sidomos Lulzim Bashën e Ilir Metën.
Ambasadorja e re e SHBA është një nga njohëset më të mira të Rusisë dhe strategjisë së saj të shtrirjes dhe dominimit në rajonin e Ballkanit.
Dhe duke qënë se SHBA pas zbardhjes së lobimit të Bashës dhe të Metës në SHBA me para ruse dhe nga ish agjentë të KGB-së i frikësohet ndikimit rus në Shqipëri, emërimi i Kathleen Ann Kavalec është në të vërtetë një “ruletë ruse” për kreun e PD dhe Presidentin e vendit.
Kështu që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë rënë nga “shiu në breshër” me ambasadoren e re, e cila ka ardhur me një qëllim të caktuar në Shqipëri.
Dhe qëllimi SHBA dhe Kavalec është parandalimi i ndikimit rus në Shqipëri që tenton të bëhet përmes financimit të opozitës shqiptare.
Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zv.Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zv.Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.
Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.
Pra ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri është një njohëse e shkëlqyer e Rusisë, strategjisë së saj për të shtrirë ndikimin në Ballkan.
Nuk është habi që në dosjen e saj të jenë dhe kontratat e lobimit tëe Bashës dhe Metës në SHBA me para ruse nga parajsat fiskale.
Madje mund të jetë dhe rezultati i hetimit të FBI për Bashën e Metën./Pamfleti