Ambasadori Lu po e mbyll shërbimin në Shqipëri si askush më parë, i arrirë në synimet që caktoj Departamenti i Shtetit.
Arjan Nikaj
Ndryshoi Kushtetutën me një thirrje që u drejtoi Ramës dhe Bashës që të mbylleshin në një dhomë “together and forever” dhe pas kësaj duartrokiste në një nga llozhat e Parlamentit “suksesin” shqiptarë të 140 votave.
I ftuar nga Presidenti Ilir Meta duartokiti në një video që u shpërnda me shpejtësi nga kërcimtarët e “Mëngjezit të lutjeve” ku spikaste Mediu dhe Meta nën tingujt e një kënge të pa dëgjuar më parë: “Kërcen prifti nga belaja”
Por Ambasadori Lu nuk harroj të dali në mëngjez e të thotë që nuk është mirë të paguani dhe të shantazhoni gjykatësit e çeshtjes Tahiri, sepse e di mirë përse duan ta shesin për kurban, Rama, Berisha edhe Meta.
Pas një shërbimi të gjatë e të lodhshëm në Shqipëri kjo edhe për shkak të mësimit të gjuhës shqipes e dërguan ca kohë të argëtohet në Kirgistan pa ju dashur të mësoj gjuhën turke të kirgizëve, por të degjojë përrallat me heroin e tyre legjendar Manas.
Duan apo nuk duan përkrahësit dhe kundërshtarët profesionist, Ambasadori Lu do të hyjë në historinë tonë dhe jo vetëm tonën, si njeriu që ndryshojë Kushtetutën i vetëm.