osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasadori i OSBE-së i jep goditjen e fundit opozitarizmit të Bashës dhe Kryemadhit

Ambasadori i OSBE-së i jep goditjen e fundit opozitarizmit të Bashës dhe Kryemadhit

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt është përfaqësuesi i radhës nga ndërkombëtarët që i bën sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, gjatë takimit Bernd Borchardt dhe Gramoz Ruçi ishin të një mendjeje se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të certifikuara nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021.

Gjithashtu u bisedua edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së. Bashkëpunimi i deritanishëm përfshin kontributin e Prezencës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit, përmirësimin e infrastrukturës për shërbimin e deputetëve ndaj qytetarëve në territor, përmirësimin e Rregullores dhe të procedurave të Kuvendit etj.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi kërkoi që “Në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, t’i jepet përparësi trajnimit dhe kualifikimit të deputetëve të rinj, për njohjen sa më të shpejtë e të thelluar prej tyre të procedurave parlamentare dhe rritjen e kontributit në komisionet e Kuvendit, në funksionin ligjvënës dhe kontrollin parlamentar, përmirësimit të transmetimeve televizive të punimeve dhe veprimtarive të Kuvendit, mbështetjen e funksionimit të TV Kuvendi, zgjerimin e aksesit informativ nga personat me nevoja të veçanta etj”.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se po punohet që përmirësimi i Rregullores së Kuvendit të pasqyrojë më mirë standardet e reja të Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kuvendi po bën të gjitha përpjekjet që hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Rregullore të pasqyrojë një spektër sa më të gjerë mendimesh e kontributesh, në radhë të parë kontributin e deputetëve të opozitës.

Ambasadori i OSBE-së ka qenë një ndër përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri më të sulmuar nga opozita, sidomos nga LSI-ja. PD dhe LSI kanë deklaruar se pa opozitën nuk ka zgjedhje lokale, ndërsa më parë kërkojnë zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare pa Ramën kryeministër.