Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka folur për progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Ai ka thënë se Shqiperia ka arritur progres dhe është e gatshme për të hapur negociatat
“Per 5 prioritetet kyce, Shqiperia ka arritur progres dhe është e gatshme për të hapur negociatat. Shqipërisë do ti duhet të vijoi detyrat e saj për anëtarësimin“, tha ambasadori i BE.
Ambasadori deklaroi se për Komisionin Europian Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut janë të gatshme për të hapur negociatat. “Tani ‘topi’ është në fushën e Këshillit”, tha ai.