Lulzim Basha takoi sot ambasadorin gjerman Zingraf, me të cilin diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit brenda PD, sa i përket përplasjes për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, që ka ardhur pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.
Takimi mes tyre është zbardhur nga ambasada gjermane përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.
Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thuhet në postim.