Ambasada e SHBA në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për Lotarinë Amerikane.
Ambasada bën me dije se regjistrimet për Lotarinë Amerikane fillojnë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00!
Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.
Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti.
Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruhet në postimin e ambasadës.