osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasada e SHBA mesazh Berishës dhe kritikëve: Yuri Kim merr urdhra vetëm nga Uashingtoni dhe flet në emër të DASH

Ambasada e SHBA mesazh Berishës dhe kritikëve: Yuri Kim merr urdhra vetëm nga Uashingtoni dhe flet në emër të DASH

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ua ka bërë të qartë dje kritikëve se ajo merr urdhra vetëm nga Uashingtoni dhe çdo mesazh i saj përfaqëson Amerikën.

Pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non-grata”, sulmet ndaj ambasadores kanë qenë të shumta. Vetë Berisha është shprehur se shpallja e tij “non-grata” është bërë me urdhër të Ramës dhe Soros, duke hedhur aludimet se ambasadorja është manipuluar prej tyre. Por dje Ambasada ka dhënë një përgjigje për të gjithë, duke bërë të qartë se Yuri Kim merr urdhra vetëm nga SHBA.

Ditën e djeshme në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA është publikuar një postimi, i cili flet rreth profilit të Yuri Kim, rreth punës së saj ndër vite, formimit dhe kualifikimit. Në fakt ky postim erdhi disi i çuditshëm, duke qenë se Kim ka mbi një vit si ambasadore në Shqipëri. Por, gjithçka e cekur në tekst lë të kuptohet se ky është një mesazh për Berishën dhe për të gjithë ata që akuzuan Kim se ndikohet nga të tjerë për vendimet e saj.

Që në pjesën e parë të postimit theksohet se, Kim është marrë me çështje shumë të komplikuara, të cilat i ka mbyllur me sukses. Jo fare rastësisht citohet fakti që ambasadorja ka qenë drejtoreshë e zyrës në lidhje me sigurinë europiane dhe çështjet politiko-ushtarake, për të theksuar këtu se ajo ka formimin e duhur për të realizuar rolin e saj, pavarësisht pengesave dhe akuzave. Ndërsa tregohet se ajo ka qenë përgjegjëse e NATO-s. “Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e SHBA në Shqipëri në janar 2020.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë Drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Europiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n”, tregon ambasada. Më tej për të theksuar se mesazhet e saj janë të bazuara në fakte, pa cënuar të drejtën e askujt dhe që mbron të drejtat e popullit, në postim tregohet se Yuri Kim ka qenë edhe drejtore e qendrës që merrej me analizimin për sjelljen e demokracisë.

Si dhe është përshirë në çështje të nxehta midis disa shteteve dhe për të vënë pikat mbi ajo është e diplomuar nga “Kembrixh. “Ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Powell. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit”, njofton Ambasada e SHBA.

Akuzat ndaj Yuri Kim

Në reagimin e tij pas vendimit të DASH për shpallje “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte deklaratë e ndikuar nga vendas. Më konkretisht, gjatë një interviste televizive ai tha se pas atij vendimi nuk qëndrojnë vetëm amerikanët, por fshihen George Soros dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ka vijuar me akuzat ndaj amerikanëve, Berisha tha se do të ngrejë një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, që publikoi atë vendim. “Çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponsorizuara ndaj Soros dhe ishte Rama direkt me hetim qeveritar anti-korrupsion. E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi.

Pa asnjë diskutim që ka imunitet për shkak të funksioneve, por ka një ligj universal për imunitetin. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën nga imuniteti. Shpifja paditet kudo që ajo shfaqet”, deklaroi Berisha pas vendimit të DASH.