osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasada amerikane: Kalimi Rafah do të hapet sot! Dy pengjet amerikanë të liruar nga Hamasi mbërrijnë në Izrael

Ambasada amerikane: Kalimi Rafah do të hapet sot! Dy pengjet amerikanë të liruar nga Hamasi mbërrijnë në Izrael

Hamasi ka liruar dy pengje amerikane, një grua dhe vajza e saj, të marra peng prej dy javësh në Gaza. Të dyja tashmë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden. Judith Tai Raanan dhe vajza e saj, Natalie Raanan, në duart e Hamasit për 14 ditë, kanë mbërritur në Izrael. Dy amerikanet janë pengjet e para që janë liruar nga Hamasi.

“Do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të dalë nga kjo sprovë e tmerrshme”, u tha Biden.

Amerikanët nga Çikago po vizitonin Izraelin më 7 tetor. Katari konfirmoi rolin e tij në lirimin dhe tha se do të vazhdojë të ndërmjetësojë me qëllimin për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve.

Ndërkohë, OKB-ja i bën thirrje qytetarëve në Gaza që të largohen nga shkollat ku po strehohen pasi kanë marrë alarme nga Izraeli për sulme.

“Kemi marrë një alarm nga Izraeli, largohuni menjëherë nga shkollat”.

Për sa i përket ndihmës humanitare, Biden garanton se është arritur një marrëveshje për hapjen e kalimit në Rafah brenda dy ditësh për të lejuar hyrjen e ndihmave shumë të nevojshme nga Egjipti. Kamionët që presin në vendkalim do të jenë “ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”, tha shefi i OKB-së António Guterres.

Kanë kaluar dy javë që kur grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke marrë peng rreth 200 të tjerë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore. Zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.