osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Amanet mushkat, Neritan”! Rama tall Sejaminin e Saliut që do bar kundër zhvillimit të pronës: Ti zotëri mos më fol për cepa me…

“Amanet mushkat, Neritan”!   Rama tall Sejaminin e Saliut që do bar kundër zhvillimit të pronës: Ti zotëri mos më fol për cepa me…

Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me kryeministrin Rama për ndërtimet në Tiranë, duke zaptuar sheshet dhe lulishtet në qendër, siç është rasti i qendrës “Toptani”. Rama u përgjigj se gjithçka është bërë sipas planit francez për qendrën e Tiranës, ndërsa analisti replikoi se nuk mund të vendosin francezët për lulishtet që të kthehen në truall ndërtimi.

Sejamini: Sa centimetër katrorë gjelbërim i është shtuar Tiranës?

Rama: Për këtë duhet të pyesësh kryetarin e bashkisë se unë nuk mas centimetrat katrorë të Tiranës.

Sejamini: Ju sa centimetra katrorë i shtuat Tiranës?

Rama: Unë nuk kam mbjellë 1 milion pemë në Tiranë, kam qenë larg këtij rekordi, por të tëra pemët që shikon ti sot në rrugët kryesore të Tiranës, përjashto rrepet që janë sa gjysma e tavolinës së Yllit, që janë të Shallvaret, te Radiotelevizioni, i kam mbjellë unë.

Sejamini: Punë e lëvdueshme. Por unë dua të them lulishte që kanë qenë lulishte dhe janë bërë pallat.

Rama: Në kohën time jo.

Rama: Po më jep një fakt.

Sejamini: “Toptani Center” që ka qenë lulishte dhe është bërë qendër tregtare.

Rama: Ti zotëri mos më fol për cepa me bar në zonën e qendrës ku ka patur plan për të ndërtuar.

Sejamini: Kush e ka bërë planin?

Rama: Francezët, arkitektët francezë që fituan konkursin ndërkombëtar.

Sejamini: Francezët? Ne jetojmë në Shqipëri, unë nuk e di që francezët marrin vendime që lulishtet të kthehen në tokë ndërtimi, e merr pushteti lokal, qeveria shqiptare, nuk mendoj se vijnë francezët.

Rama: Amanet mushkat, Neritan. Amanet mushkat.

Sejamini: Pse do ta kthesh me mushkat? Unë jam i shqetësuar për këto që flas.

Rama: Sepse është ofenduese për publikun që t’i shiten këto lloj dokrrash.

Rama: Japonezët bëjnë gjëra në Paris, jo në periferi, por ja që vijnë japonezët dhe vendosin që në oborrin e Luvrit do të hapet një gropë e madhe dhe do të bëhet një piramidë. Çohen të gjithë francezët dhe thonë “jo” dhe presidenti i Francës thotë “po” dhe bëhet piramida dhe sot të gjithë francezët janë krenarë për këtë dhe ky është një nga 1100 shembujt që mund të të jap se si një qytet dhe një vend i qytetëruar, se qytetërimin postdemokratik e sollëm ne në Tiranë dhe në Shqipërisë, pas barbarisë së madhe.