Drejtori i “Teatrit Kombëtar” dhe regjisori Altin Basha në një intervistë ka komentuar raportet me kolegët duke thënë për herë të parë për moderatoren Çenkuela Hasa sesi në ditët më të vështira kur ishte duke luftuar me vdekjen për shkak të Covid 19 dëgjonte kolegë që këndonin “koha jote mbaroi Altin”, gjë që shkon përtej njerëzores tha Basha.
“E kam thënë disa herë që nëse i kthehesh çdo qeni që leh nuk arrin kurrë në destinacion, për fat të keq disa nga aktorët që kam bashkëpunuar janë kthyer në “qen që lehin”, është zgjedhje personale, unë kam bërë reagimet e mia kur është dashur, përtej portaleve ka një jetë reale dhe njeriu nuk i ikën dot asaj.
Sigurisht nuk më vjen mirë kur i shtrirë në shtrat me Covid 19, duke luftuar me vdekjen dëgjoj kolegë që këndojnë “Altin koha jote mbaroi”, kjo shkon përtej njerëzores, është një maskarallëk, si ka pasur kolegë që në mesnatë kanë ardhur të japin gjak për mua, pa e përmendur kurrë këtë gjë, kjo është një gjë që e them për herë të parë”- tha regjisori njohur!