osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alptekin, si mafioz që ka ndikuar politikën shqiptare!

Alptekin, si mafioz që ka ndikuar politikën shqiptare!

Nga Mero Baze

Ekim Alptekin, vëllai “për gjak” I Lulzim Bashës, nuk është thjeshtë një mik i ngushtë shkolle i tij, pastaj mik në biznese dhe dëshmitar në dasmën e tij. Po të ishte vetëm kaq, edhe pse është personi më kyç në botë, për shkak se është pik-lidhje me rusët për llogari të stafit të Presidentit Trump, nuk do të ishte ndonjë mëkat i madh, pasi është një shok që i ka rënë në pjesë të jetë djalë i keq, domethënë i korruptuar dhe në mes të lojrave të rrezikshme ndërkombëtare.

Ekim Alptekin është më shumë se kaq. Ai ka përdorur pushtetin e Lulzim Bashës dhe ka përfaqësuar Shqipërinë si konsull i saj, dhe po ashtu është angazhuar në fushata elektorale në Shqipëri.

Lulzim Basha e ka emëruar atë konsull të Shqipërisë në Turqi, dhe ai ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në vitin 2013. Sot ortaku i tij u arrestua nga FBI dhe rrezikon dhjetë vite burg për pastrim parash dhe histori të tjera kriminale. Vetë Alptekin është në qendër të hetimeve si korruptuesi i stafit të presidentit Trump, sidomos ish Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Flyn, i cili gjendet nën akuzë penale.

Për këtë arsye ka shumë rëndësi propozimi i Bashs për lidhjet e politikanëve me krimin. Dhe kur themi krimin, natyrisht duhet t’i japim prioritet mafias ndërkombëtare, asaj që pastron miliarda dhe blen zgjedhjet dhe që përdor autoritetin shtetëror të vendit tonë, siç është rasti i Alptekin.

Nëse një ish i dënuar ordiner shqiptar merret seriozisht nga Vettingu politik, dhe konsiderohet mëkat nëse fotografohet me një politikan, kumbari i mafias ndërkombëtare që ka kumbar të familjes Lulzim Bashën duhet të merret dhjetë here më seriozisht.

Në fund të vitit të kaluar kur kam shkruar për lidhjet e Alptektin me Lulzim Bashën, ai u detyrua të pranojë në emisionin “Opinion” se e ka shok dhe mik të vjetër dhe se nuk mban përgjegjësi për aktivitetin e tij. Në fakt është përgjigje korrekte. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që bëjnë të tjerët. Por ka diferencë të madhe mes përgjegjësisë që dikush duhet të mbajë për të shkuarën e një njeriu të njohur, dhe mes atij që është duke u dënuar.

Nëse një biznesmen shqiptar është dënuar 20 vite më parë dhe tani është korrekt me ligjin, ne kemi predispozicion ta quajmë kriminel, nëse fotografohet me një politikan. Rasti i Bashës është i kundërt. Ai ka 20 vjet që ka mik një biznesmen kontravers, i cili tani po dënohet ndërkohë që ka pasur raporte financiare dhe politike me Lulzim Bashën. Kjo është natyrisht shumë më e rëndë.

Ndaj ligji i dekriminalizimit duhet të pasurohet me amendamentin e Lulzim Bashës për kontaktet e politikës me krimin. Nuk besoj se tani do bëhet qesharak e të thotë “do ndëshkojmë vetëm politikanët që njohin ish të dënuar nga Gramshi, jo nga Elbasani apo Stambolli apo New Yorku”.

Ndonjë herë njerëzit jo seriozë i besojnë dhe vetë gënjeshtrat që thonë. Ky është rasti që dhe t’i paguajnë.