Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në malin e Çikës një alpiniste 31-vjeçe u rrëzua duke u lënduar. Vajza ishte bashkë me disa persona të tjerë duke u ngjitur në mal në momentin që u rrëzua dukë pësuar disa lëndime në trup. E ndërsa transporti me makinë ka qenë i pamundur për shkak të terrenit shumë të vështirë, alpinistët që ishin me 31-vjeçaren kërkuan ndihmën e helikopterit.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUB) njofton se menjëherë pas njoftimit dhe lokalizimit të vendndodhjes është bërë marrja dhe transporti i alpinistes për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur alpinistja është transportuar nga helikopteri, që ka bërë një manovrim delikat në një terren të thepisur.
“Ekipi mjekësor i QKUM trajtoi në kohe reale dhe shoqëroi pacienten në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën” thekson stafi i QKUB-së. Ndërkohë që sot në Dukagjin u shpëtuan disa persona që ishin të bllokuar nga dëbora, mes tyre edhe mësues
Alpinistja rrëzohet në malin e Çikës në Vlorë, shpëtohet nga helikopteri – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com
Publiée par Shqiptarja.com sur Dimanche 13 janvier 2019