osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Hallatet” e Lulit, zhelanët, prokuroria dhe historia e gjyshes time!

“Hallatet” e Lulit, zhelanët, prokuroria dhe historia e gjyshes time!

Nga Anri Bala

Më bëri shumë përshtypje trimërimi i Lulzim Bashës, kur pati deklaruar pak ditë më parë, se askush nga partia e tij nuk do i përgjigjej Prokurorisë “politike”… të kapur nga Edi Rama. Fillimisht mendova, se ky është i marrë, por njëkohësisht kisha grimca dyshimi, se është shumë trim!

Në fakt, edhe pse më vjen të qesh, Luli më kujton shpesh kur kam qenë fëmijë, se si rriteshim me pistoleta druri në duar, apo të improvizuara me kallaj, që e siguronim nga bateritë e prishura të makinave që gjeje të hedhura kudo, format e të cilave i skalisnim në rërë! Por, ç’ka ishte më e rëndësishmja, në atë lojë, asnjë prej shokëve nuk donte të bëhej polic. Të gjithë pëlqenin rolin e  kriminelit… të djalit të keq, antipolicit, “njësoj” si Luli, që nuk e respekton aspak drejtësinë.

Luli edhe pse shumë vite më i madh se unë, ndoshta nuk është rritur me të njëjtat argëtime prej lojërash të improvizuara, por siç duket nga handikapi: “polici është i keqi”, qënka prekur edhe ai. E këtë nuk e them aspak për të fajësuar Lulin si individ, por si pjesë e sistemit, përgjegjës si ish-Ministër i Brendshëm, i cili njësoj si shumë paraardhës e pasardhës të tij, nuk arriti të krijoi kurrë një model POLICI, si një ndër figurat më të nderuara në mes të gjithave profesioneve, që sakrifikon edhe jetën e tij për një pagë shkërdhatë, për të siguruar jetën tonë, e aq më tepër… të tij.

Nëse ndonjë efektiv do të pyeste ndonjëherë veten, nëse ja vlen të rrezikoi jetën për një “Lul” dhe humbja e jetës të nderohet me mospërfilljen e tij, të gjithë do ishim duke luajtur shpatash e gurash, për të mbrojtur avllinë.

Mosrespekti i Lulit për drejtësinë është i pashoq, por kjo nuk ka lidhje vetëm me “fëmijërinë” e tij. Duke kopjuar keq atin e tij shpirtëror, që fliste për k*rva bulevardi dhe e zhbënte drejtësinë me një shpërfillje prej të marri, Lulzimi pasi shfryu gjithë mllefin në distancë nga Gjermania, se gjoja ishte i “ftuar” për tu njohur me aktet, si person që ka dijeni, papritur e pakujtuar u shëndrrua në njeriun, që nuk i trembet së “vërtetës”!

Veshi kostumin Versace, krehu flokët me krehërin bojatisës dhe me makinë e tij prej lordi, si njëshi i Shqipërisë me targa AA 111 EN, që nëse i lexon mbrapsht, vetëm mendja e tij perverse e ka porositur targën “ne njëshat me dy asa nën mëngë”, iku të paraqitej si pulë dhe gënjeshtra e trimëria morën fund.

E pamë të recitonte aty ku reciton gjithmonë, nga asgjëkundi duke folur për asgjënë, e prej frikës edhe kësaj here dua t’ia bëj hallall gënjeshtrën, sepse është pjesa më vitale e karakterit të tij, që nuk pushon edhe kur ai fle gjumë, për të gënjyer e përkëdhelur veten me ëndrra me gjellë pasanikësh…! Por, tani duhet të presim testimin e hallateve, që Zheji dhe shokët e tij hynë garant dhe gati sa nuk e mbytën Edi Ramën kur pohoi, se Basha nuk ka allate të përballet në zgjedhje me të majtën.

Natyrisht retorika ishte figurative, por nuk e di pse shumë nga idhtarët e testit të hallateve, u ndjen të provokuar nga fjalia e Ramës, aq sa i’u nisën dhembjet mes shalëve të tyre… dhe e kthyen në kauz mbrojtjen e hallateve të Bashës?!

Nga dhembjet të gjorët, thanë e ç’nuk thanë, duke e fyer e coptuar Ramën, e duke e mburrur dhe lavdëruar Bashën (kryehallatin). Nuk u çudita, por u meka nga të qeshurat, kur shihja disa burra në gjini, pa asnjë pikë turpi, të merreshin me hallatet e burrit të botës, si ato nostalgjikët, që kanë humbur hallatet e tyre!

Të gjithë garantuan, se Luli kishte hallate dhe u thanë shqiptarëve, se Rama nuk kishte… ndaj duhet të ikte. Qesha me lot, me degradimin pervers të tyre: Si mor shejtanër duhet të ik tjetri, për një palë “vegla”, që nuk i shikon askush?!

Qesha, sepse mu kujtua një histori që ma ka thënë nënokja ime, kur motra mburrte vëllain në ditën e dasmës, teksa dhëndri kërcente dhe motra i këndonte: Hidhe vallen shtruar o, tope madhi i motrës ooo! Ndërsa e interesuara… nusja i’a priste: Mos e mburr mos e lavdëro, nesër mbrëma do t’ia shoh!

Për dreq, kaq shpejt i erdhi momenti dhëndrit trim, që ta provoi në ka hallate… me drejtësinë! Megjithëse Zheji dhe zhelanët u munduan të na bindin mbi të vërtetën e pavërtetuar, të paktën Luli na krijoi dyshim, se nuk ka hallate për atje ku duhen, e nuk mund të bëjë as trimin, as burrin dhe as politikanin.

Është e lehtë të trimërohesh me fjalë, se një llapë e gjatë, që rri jashtë gjithë ditën duhet, por me vepra duhen ato kodosh hallatesh dhe këllqe të forta dhe jo të këputura, që të lënë në çdo përballje… të fundit.

Veprimi i sotëm si frikacak, tregon as më pak dhe as më shumë, se drejtimi i opozitë nga një delirant pa asnjë meritë, është një rrezik i madh për të ardhmen e demokracisë së këtij vendi dhe një përgjegjësi të madhe kanë të gjithë ata që merren me testimin e gabuar të hallateve, duke mos e lexuar etalonin… popullin!

Por si çdo e keqe, edhe kjo e ka një të mirë pas! E mua po më duket sikur po vjen koha e mbylljes së staneve me lepuj, të krijuar nga lepurushë që vrapojnë nga frika, se mos i kapin dhe i inkastrojnë, sepse.. hiqen si luan./Ekskluzive.al