osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alievi, Moska dhe sulmi i Likes kundër “imperialistëve” amerikanë…i paparë!

Alievi, Moska dhe sulmi i Likes kundër “imperialistëve” amerikanë…i paparë!

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër ture pa asnjë vlerë politike për vendin. Sa në Arbëri, Maqedoni, Azerbajxhan apo dhe në Kosovë me të përndriturin Haradinaj, varavingot e presidentit shqiptar janë kthyer në një rutinë turistike më shumë se vizita presidenciale në dobi të shtetit që përfaqëson dhe e paguan. .

Kreu i shtetit rend të pasqyrojë imazhin e një njeriu që nuk ndërhyn në krizën politike që mbart opozita shqiptare, si ai fëmija që thyen xhamat e shkollës dhe akuzon drejtorin e shkollës si njeri të papërgjegjshëm. Në çdo protestë kreu i shtetit vrapon të takojë priftërinj, hoxhallarë, kryetarë komunash në jug të Italisë, apo dhe në seminare ku harxhohen lekët e shqiptarëve për orgazmimet turistike presidenciale.

“Rikthimi me urgjencë” nga Azerbajzhani u trumbetua nga mediat pranë tij si lëvizjen e përgjegjshme të statistit që i digjte zemra për vendin. Titujt mbushën faqet e siteve pornografike, erotike dhe pak politike pas kthimit të tij, duke e paraqitur si personin që po shpëtonte kombin.

Në fakt, Like presidenti u kthye urgjent se nuk i doli skenari. Turistët revolucionarë të bashkive Kamëz, Vorë, Shkodër, Lezhë, Prrenjas, Pogradec etj, së bashku me protestuesit 500 lekësh e braktisën rrethimin 48 orësh të kryeministrisë, i cili u shndërrua në guitë turistike në lulishtet e Tiranës.

Presidentit nuk i doli skenari i hartuar në bashkëpunim me Saliun dhe dylqinjën e tij Monikë.

Ashtu si çdo nismë që ka marrë pjesë Likja dështoi edhe ky revolucion. Kthimi presidentit nga lindja përveç mesazhit që presidenti u kthye me urgjencë mbartte brenda vetes dhe një sinjal që e bëri të qartë ditën e sotme.

“Rusët nuk janë armiqtë e Shqipërisë, ktheni sytë nga imperialistët amerikanë”, ishte sinjali i qartë i Likes. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë,” deklaroi ditën e sotme Ilir Meta.

Të bësh engjell Rusinë e cila ka qenë historikisht armikja kryesore e shqiptarisë në harkun e 100 e kusur viteve histori, nuk është miopi politike, as deficencë intelektuale. Moska e ka shumë xhan Like presidentin dhe këto deklarata të lëshuara nga një president paguhen me lingota floriri. Në fakt në rastin e Likes, Moska ka kohë që investohet dhe me ç‘duket presidenti ynë do të ketë fat shumë të keq në mbyllje apo jo mbyllje të mandatit për rolin e theksuar antishqiptar dhe prorus që ka ndërmarrë. Moska është djalli për shqiptarët dhe me ç‘ duket SHBA është djalli për Like presidentin. Deklaratat e tij, të frymëzuara pas takimeve me Alievin, aleatin më të madh të Rusisë, nuk janë gjë tjetër vec sulmet e një vasali pas urdhërave politikë të Moskës, të cilat mesa duket janë dhënë nga Alievi.

Në situatën që po kalon Like presidenti së bashku me partinë e tij dhe aleatët strategjikë që ka qenë bashkëpuntor në zullumet e pushtetit, mesa duket është normale që të kalojë kriz ë të fortë identiteti duke bërë deklarata që nuk i shërbejnë as vetes së tij, jo më interesave të shqiptarëve.

Reforma është gogoli, për të ngrënë kokat e babëzisë pushtetare që e masakruan me gjithë rrecka këtë vend, dhe pas reformës janë padyshim imperialistët amerikanë të Likes.