Një studim i bazuar në të dhënat dhe kërkimet e NASA-s
Sipas një studimi të mbështetur nga NASA, alienët mund të jenë duke jetuar në retë acidike të Venusit – planeti i dytë në rradhë nga Dielli dhe që mendohet të jetë ndër më të këqinjtë.
Hulumtuesit kanë thënë se kanë zbuluar shenja të errëta në retë e Venusit, të cilat janë zbuluar nga sondat hapësinore dhe duken sikur i ngjajnë vetive të absorbimit të dritës së baktereve që gjenden në tokë.
Megjithatë, jeta e alieneve ka të ngjarë të jetë e përbërë vetëm nga mikrobe.
” Mbi Venus duken disa fragmente të errëta, të pasura me sulfurik”, thotë udhëheqësi i studimit, Sanjay Limaye, i cili është nga Universiteti i Wisconsin-Madison i Shkencave Hapësinore.
“Këto këto shenja duken atje për ditë, duke ndryshuar formën e tyre dhe kontrastin vazhdimisht.”/LadBible-Bota.al