10 vite pas 4 vrasjeve shtetërore, një prej përgjegjësve të 21 janarit, ish-kreu i Gardës Kombëtare, Ndrea Prendi, është shfaqur papritur në TV për të folur për krimin e kryer.
E gjithë intervista e Blendi Fevziut, ka qenë një alibi i shëmtuar, jo vetëm që Ndreu të mbronte veten, por mbi të gjitha Sali Berishën.
Dhe duket se emisioni, ka pasur për qëllim pikërisht për këtë gjë.
Vetë Ndreu, me siguri që nuk do të donte më kurrë të dilte në TV, pasi figura e tij është e lidhur me 4 vrasje dhe dalja e tij në publik, është thjesht një provokim për familjarët e viktimave, por dhe për drejtësinë, për faktin se ai është i lirë.
Por çfarë mund ta detyronte një njeri i akuzuar si përgjegjës për katër vrasje, të dalë e të flasë në TV, duke e ditur që dalja e tij shkakton emicione negative dhe ndjell drejtësinë e re, që të mos mbyllë më sytë para krimit shtetëror të 21 janarit?
Dhe për me tepër, çfarë do ta shtynte gazetarin Blendi Fevziu, që një javë më parë kur ishte 10-vjetori i vrasjeve ishte i vetmi që heshti me emisionin e tij, dhe tani keqpërdoret duke nxjerrë një të akuzuar si vrasës, për të folur për atë që ka bërë, sipas versionit të vet natyrisht, duke mos pasur asnjë prej akuzuesve përballë?
Me siguri një frikë e madhe, por jo e këtyre të dyve, por e atij që i përdor: Sali Berishës.
Ky i fundit i ka marrë vetë përsipër vrasjet, por tani i duhet dhe një alibi me zë e figurë e atij që përdori për krimin e rëndë, se nuk i dihet, pas padisë së fundit të Policisë, edhe mund të rihapen hetimet.
Dhe për këtë ka menduar t’i bëjë parapritë ndonjë “surprizë”, duke nxjerrë një kriminel në TV për të treguar përralla, dhe ndërkohë, i njëjti gazetar që donte të krijonte alibinë e Berishës 10 vite më parë, kur sapo kishte vrarë katër qytetarë, tundte kokën e miratonte alibite e Ndreut.
Njësoj si atëhere kur bënte emision për të treguar se protestuesit u vranë me njëri-tjetrin, nuk i vrau Berisha.(TemA)