Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot në orën 12:00 grupin parlamentar të PD-së për të diskutuar për emrat e mundshëm për postin e Presidentit të ri të vendit.
Burime për mediat bëjnë të ditur se një ndër kandidaturat që pritet të propozohet sot nga grupin i Alibeajt për postin e Presidentit të ri është ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Mirëpo kujtojmë që Ina Rama ka qenë një ndër ‘armiket’ e Sali Berishës, i cili e ka sulmuar vazhdimisht dhe e ka cilësuar si “puçiste dhe lavire bulevardi” menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit.
Gjithashtu emrat e përfolur për këtë post nga demokratët janë edhe Visar Zhiti, Neritan Ceka (i cili e refuzoi), dhe sëfundmi Dashamir Shehi i cili u propozua nga ‘Aleanca për Ndryshim’ i Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.