osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ali Ahmeti i përgjigjet Kurit të Kosovës: Është krim që një Kryeministri jep deklarata që minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”.

Ali Ahmeti i përgjigjet Kurit të Kosovës: Është krim që një Kryeministri jep deklarata  që minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”.

“Nuk ka dhe nuk ka pasur ligj për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut”.

Kjo fjali e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndezi debatet politike në Maqedoni të Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, e konsideroi deklaratën e shefit të qeverisë së Prishtinës, të pavërtetë dhe të papranueshme. BDI sjell në vëmendje ligjin për përdorimin e gjuhëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duke theksuar se aty konfirmohet shqipja si gjuhë zyrtare pasi e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve.

“Për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kemi shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë. Ky veprim është bërë për të provuar me fakte se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe për të garantuar që publiku në Kosovë të jetë i informuar drejt. Është për keqardhje që një Kryeministri i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë të martës, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, priti në Tetovë ambasadorin e Italisë në Maqedoni të Veriut, Andrea Silvestri. Sipas deklaratës zyrtare, Ahmeti i tha diplomatit se “ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën”. Pretendimeve të partisë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut iu përgjigj zëvendëskryeministri Arben Fetai.

“Pas vizitës sonë në Kosovë, disa politikanë të deshperuar, që nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, po përpiqen të shpikin armiq dhe të hedhin baltë. Madje, disa guxuan ta quajnë kryeministrin Albin Kurti “antishqiptar”! Kryeministrin që ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, në çdo cep të botës! Dhe pse gjithë kjo zhurmë? Sepse Kurti e tha troç të vërtetën për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut!

Kush po e kritikon? Opozita e 20%-shit! Ata që për 22 vite kanë heshtur dhe nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët! Ata që kanë lënë shqipen të mbetet peng i një ligji të cunguar dhe të gjykatësve të emëruar nga vetë ata! VLEN-i thotë me zë të lartë: Shqipja nuk do të jetë përqindje! Shqipja është krenaria jonë, identiteti ynë kombëtar, dhe nuk ka forcë që të na ndalë ta vendosim atë aty ku e ka vendin”, tha Fetai.

Ndër të tjera, zëvendëskryeministri Fetai thotë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më të bashkuara se kurrë më parë dhe nënvizon se asnjë nuk mund të krijojë përçarje.