Reporterja Klodiana Lala dhe ish-deputeti i PS Alfred Peza kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.
Peza në një moment , iu drejtua gazetares Lala, duke i thënë se ajo po sillej e paedukatë ndaj tij. Ndërkaq, gazetarja Lala kërkoi nga Peza që të kërkojë falje për atë që tha.
Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel. Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.
Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.
Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.
Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.
Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.
Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.