I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, të gazetares Eni Vasili, ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar konfliktualitetin e klasës politike shqiptare dhe seancat paralamentare që nuk janë aspak të qeta.
Ai tha se “është për të ardhur shumë keq, se nga vetë fjala duhet të kuvendohet, bidesohet, duke pasur parasysh mendimet e propozimet e secilës palë.
Kuvendet nuk bëheshin kështu në Shqipëri, tani cfarë nuk dëgjon, fjalët më të fundit i dëgjon në krye, deputetët kanë humbur respektin dhe unë kur kam qenë në detyrë me kryeministrat e kohës i kam thënë zotërinj duhet të respektojmë njëri tjetrin më shumë, se ca do presim nga të tjerët?
Vasili: Duket se situata nuk ka ndryshuar nga koha kur ishit ju në krye të vendit me Berishën, Nanon…
Moisiu: Se s’dua të përmend emra, më thonë s’do përplasje, por jo, përplasje bëj kur duhet. I thashë njërit, c’është kjo. ca bëni kështu, mu përgjigj: “na thonë ata poshtë kështu duan”. I thashë, po mirë ne duhet të shkojmë në nivelin e atyre poshtë?
Vasili: Pra është populli që i imponon?
Moisiu: Jo masa, shqiptarët nuk janë kështu, janë militantët. Dua ta them edhe këtu mbase është cik e rëndë, por politikanët deri tani shqetësoheshin kush mund të pasurhej në mënyrë abuzive sa më shumë, e sot shqetësohen si ta mbrojnë atë pasuri që në mënyrë abuzive kanë akumuluar, e këto përplasje janë një tymnajë se nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.
Eni Vasili: Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm?
Alferd Moisiu: Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin.
Eni Vasili: Mesa kuptova Rama është më i suksesshmi?
Alfred Moisiu: Për mua Rama është më i miri pas ’90-ës.