Pas ‘ngacmimit’ të djeshëm nga ana e Turqisë, ku dy avionë luftarakë turq shoqëruan atë të kryeministrit grek Tsipras, ky i fundit i ka dërguar një mesazh vendit fqinj.
Alexis Tsipras ka thënë se pavarësisht se kërkoi bashkëpunim me presidentin Rexhep Tayip Erdogan, ai nuk do të lejojë kurrsesi që të dhurojë ndonjë pjesë të territorit grek.
“Nuk pranojmë kurrsesi të negociojmë asnjë centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë, Greqinë”, ka thënë Tsipras në një mesazh për Turqinë.
Tensionet Turqi-Greqi duket se janë shtuar shumë kohët e fundit, pas shumë paralajmërimeve ajrore që dy vendet i kanë bërë njëri-tjetrit