Gjatë dorëzimit të listës në KQZ nga opozita e bashkuar, u vu re se mungonte një parti, “Mendimi i Djathtë Liberal”, e drejtuar nga Mustafa Lici.
Lici tha se partia e tij nuk u hoq nga lista, por ai nuk e kishte regjistruar në KQZ.
“Arsyeja që partia ime nuk është në listën e koalicionit opozitar është fakti që subjektin politik nuk e regjistrova në KQZ. Për këtë arsye partia nuk mund të ishte në listën e koalicionit, por kjo nuk ndryshon asgjë, pasi unë jam pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha. Jam çdo ditë në komunikim me drejtuesit e PD-së për zgjedhjet.
Unë nuk kam asnjë problem tjetër, në kohën e diktaturës kam bërë burg në Spaç, ndërsa në demokraci nuk jam dënuar as për një heqje patente. Unë një shtëpi kam pasuri dhe atë ma legalizuan këta që janë tani në pushtet”, tha Mustafa Lici për abc news.