Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, aleatëve dhe qytetarëve që të bëheshin pjesë e protestës së studentëve, por të mbështesin edhe të tjera protesta në vend, duket se aleatët e demokratëve e kanë harruar “porosinë”.
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, dhe Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i janë bashkuar ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të festuar fundvitin.
Sic shihet edhe në këto fotot, Duka e Mediu kanë qëndruar krah drejtuesit të FSHF, Armando Duka, që është njëherazi edhe vëllai i Agron Dukës. Festa e fundvitit është organizuar nga Armand Duka me paratë e FSHF.