osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aleanca për “Teatrin”… që nuk ekziston, paditi Sorecën në SPAK, reagon KE: Shpifje ordinerësh e pa bazuar në asnjë fakt, liderët e BE kanë besim të plotë te Soreca!

Aleanca për “Teatrin”… që nuk ekziston, paditi Sorecën në SPAK, reagon KE: Shpifje ordinerësh e pa bazuar në asnjë fakt, liderët e BE kanë besim të plotë te Soreca!

Komisioni Europian reagoi sot pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, që nuk ka se çfarë të mbrojë, se Teatri është shembur dhe merren me broçkulla, bëri në SPAK padi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Pritet reagimi i SPAK i cili po kthehet në qëndër thashethemesh rruge, duke u larguar nga funksioni që ka. Përgjigjia e SPAK duhet të ishte dhënë, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk ka lidhje me Sorecën aq më tepër që akuza bëhet nga persona të pa ditur dhe me probleme me drejtësinë.

Ndaj, meqënse SPAK fle gjumë, ka qenë BE që u ka dhënë përgjigjie kllounve që nuk kanë asnjë lidhje me teatrin dhe bëjnë komedi rrugëve të Tiranës.

Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme të Bashkimit Europian, Peter Stano, deklaroi sot në një konferencë për mediet, se i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca dhe një shpifje ordinerësh duke thënë se kjo është një fushatë e drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri për të mundur sadopak të pengojnë reformën në drejtësi

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, dhe më duhet të them se akuzat dhe iniciativat nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri, të drejtuara ndaj kreut të Delegacionit në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese”, tha Stano.

“Ambasadori Soreca, kreu i Delegacionit ka suportin e plotë dhe të palëkundur nga liderët e Komisionit Europian dhe EEAS, për punën e madhe që po kryen në terren dhe në interesin e BE, të marrëdhënieve mes BE-së dhe Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”, theksoi Stano.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe u bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë të mbështesin vazhdimin e implementimit të reformës në gjyqësor, sepse përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në ndjekje të reformës në drejtësi dhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë tashmë rezultat e para të prekshme dhe nuk mund të kthehen mbrapsht apo të ngadalësohen”, nënvizoi Stano.