osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Aleanca e pazakontë Greqi-Turqi, kundër… Shqipërisë

Aleanca e pazakontë Greqi-Turqi, kundër… Shqipërisë

Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën të marrin udhëheqjen e OSBE-s.

Pas shumë muajsh negociatash me dyer të mbyllura 57 vendet anëtare të kësaj organizate, në mënyrë unanime duket se do te zgjedhin turkun Ferudun Sinirlioglu, një diplomat karriere dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit Turk Erdogan, në krye të kësaj organizate.

Ndërsa diplomatja greke Maria Telalian do të drejtojë ODIRIN-n.

Gazeta turke online Yetkin Report përmes një artikulli hedh dritë për të gjitha prapaskenat se përse paketa e Ferudun Sinirlioglu triumfoi përballë asaj të Shqipërisë dhe Holandës me kandidaturë ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për këtë media turke se çelësi i suksesit ishte bashkimi i forcave mes Greqisë së Turqisë përfshi një kompromis diplomatik duke i hapur rrugën Sinirlioğlu në drejtimin e OSBE pasi të jetë aprovuar nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-s.

Ky kompromis diplomatik shpjegohet me faktin se Greqia dhe Turqia gjatë dy dekadave të fundit kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të tejskajshme.

E pikërisht dalja me një propozim të përbashkët nga këto dy vende për kreun e OSBE-s është parë si një mundësi e mirë në ndikuarin pozitivisht në të avancuarin e klimës pajtuese mes dy vende.

Pikërisht ky ishte elementi kyç i dakortësisë për ti dhënë fitoren Ferudun Sinirlioglu, element qe konfirmon që procesi i zgjedhjeve me konsensus të lidershipit të OSBE është i bazuar ne konsiderata gjeopolitike me shume se meritat individuale te kandidateve.

Top Channel mëson se kjo simbolikë e paketës Turko-Greke dhe qëllimi më i gjerë kolektiv për të kontribuar në një normalizim te qëndrueshëm të marrëdhënieve turko-greke, ishte dhe arsyeja pas vendimit të qeverisë Shqiptare për tërheqjen e Igli Hasanit nga kandidimi për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

Paçka se ai ishte propozuar më parë si kandidati individual më i votuar dhe konsiderohej si kandidati më i preferuar nga shumica dërrmuese e vendeve pjesëmarrëse deri ne fund te procesit. (TCH)