Aldo Bumçi, ka riktheksuar qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
Bumçi tha se sondazhet e fundit i japin të drejtë Partisë Demokratike të hyjë në zgjedhje në çdo kohë dhe e nxjerrin këtë parti fituese me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Partisë Socialiste.
“Zgjedhjet duhet të jenë zgjidhje. Kush mendon që pa opozitën do mbajë zgjedhje e ka gabim se ky është përshkallëzim i rëndë i krizës
Çfarë mendoni, anëtarët e opozitës në momentin që Rama do bëjë zgjedhje pa opozitën, do rrijnë në kafe?”, tha Bumçi.
I pyetur nëse Partia Demokratike po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, apo diçka më shumë, Bumçi tha PD është qartësisht fituese në çdo moment që do të mbahen zgjedhjet.
“Shtyrja e zgjedhjeve është hapi i parë i arsyeshëm, jo përfundimtar. Jemi në një udhëkryq, o do të shkojmë në një përplasje të fortë që i mbyll rrugën çdo zgjidhje, ose do gjejmë zgjidhje.
Kemi katër muaj në protestë. Nuk ka një dyqan të thyer. Nuk ka asnjë polic të dëmtuar.
Kur Basha shkoi në spitalin e Traumës për të vizituar Sahit Dollapin, shkoi për të vizituar edhe forcat e rendit, por nuk kishte aty asnjë një polic të dëmtuar.
Ne jemi treguar të përgjegjshëm duke mos bërë asnjë dëm.
Shtyrja e zgjedhjeve nuk është zgjidhje. Por i jep mundësi arsyes për të gjetur një zgjidhje.
Rruga tjetër është të shkojmë drejt një përplasje të fortë.
Ne nuk duam, por ne nuk do t’i shmangemi përplasjes
Kërkesa për të hyrë në zgjedhje kërkon që të fitojë arsyeja, të ketë një zgjidhje pa kosto.
Nëse Edi Rama thotë se do i bëni me mua në muajt në vazhdim, nuk ndryshon asgjë.
Ne nuk kemi të drejtë që të kërkojmë që Edi Rama të mos jetë kryetar i Partisë Socialiste, por ne kërkojmë që Edi Rama të mos administrojë zgjedhjet e ardhshme.
Nuk mund të shtyhet kjo krizë deri më vitin 2021. Ne jemi të përgatitur për zgjedhjet kur do që të mbahen.
Të gjitha sondazhet tregojnë se Partia Demokratike nga 29 përqind në vitin 2017, tashmë është në kuotat historike që janë 37 deri në 40 përqind’, tha Bumçi në emër të PD-së.